Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kapen me shkelje tashmë do t’u shoqërohen gjobat me foto.
Kështu njoftoi Erjon Ahmeti, Shef i Komisariatit të Policise Rrugore Tiranë, i ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News 24’.
Ahmeti u shpreh se gjoba së shpejti do të bashkëshoqërohet me foto dhe e argumentuar.
“Bashkëlidhur me gjobën kundravajtjes, do të vijë edhe një foto në adresë të qytetarit. Fleta e gjobës do jetë me foto dhe e argumentuar. Mënyra e kontrollit të tanishëm është një risi në këtë pjesë.
Ju falenderoj juve si media për publikimin e punës së policisë rrugore. Trafiku është një pjesë e përditshme e punës sonë, ka edhe menaxhimin, sidomos në atë pjesë rrugore që ka ngarkesë.”- u shpreh ai.