Një tjetër shkollë në vend, ndryshon rrënjësisht pamje dhe është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.
Njoftimin e dha Kryeministri Edi Rama që postoi në Facebook disa foto të shkollës së muzikës në Durrës.
Ai shkruan se shkolla “Jan Kukuzeli” është kthyer në një hapësirë mësimi me standarde europiane.
“PO BEHET GATI të hapë dyert për nxënësit, Shkolla e Muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, e kthyer në një hapësirë mësimi të standarteve europiane.
Falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit me pjesëmarrjen e Bashkisë së Durrësit”, shkruajti në profiling e tij kreu i Qeverisë.