Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ISHP s’ka kapacitet për kryerjen e testimeve për COVID-19: Qeveria lë në gjumë koncesionin miliona euro të check-up-it

19:28 16/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Rikthimi i shifrave të larta të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka rindezur shqetësime të shumta, duke nisur me frikën e një izolimi të ri për të frenuar përhapjen e virusit, si dhe pamundësinë e institucioneve shtetërore për të kryer testimet e nevojshme.

Dy ditë më parë, gazeta “Shqip” publikoi një letër që Instituti i Shëndetit Publik i drejtonte Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se për shkak të mungesës së kapacitetetve, ISHP e kishte të pamundur të kryente testimin masiv të popullatës për COVID-19. Në shkresë, ISHP i kërkon ministrisë që të paktën testimet që nevojiten për efekt dokumentacioni, kryesisht për personat që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, të kryhen në laboratorë të jashtëm të certifikuar nga ISHP, duke nënkuptuar laboratorët privatë.

Një gjë e tillë ka krijuar shqetësim të menjëhershëm mbi kostot që qytetarët duhet të paguajnë në laboratorët privatë për t’u testuar për koronavirusin, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se në rast pandemie, diagnostkimi dhe kurimi i popullatës bëhet falas nga sistemi shëndetësor shqiptar.

Privatët gati për teste me pagesë

Në kuadër të këtyre diskutimeve, një ditë më parë u bë me dije se rrjeti i laboratorëve Intermedica ishte i gatshëm të kryente testimet për COVID-19 në momentin e parë që do të marrë dritën jeshile nga institucionet, duke shtuar se një test parashikohet të ketë një vlerë 150-160 euro. Gjithashtu Intermedica ka shprehur gatishmërinë për kryerjen edhe të testeve serologjike, me një vlerë 4000-5000 lek.

Por gjatë periudhës së karantinimit, institucionet e shëndetësisë nuk e morën parasysh ofertën e po të njëjtës kompani, që u ofrua t’i testonte falas pacientët për koronavirus, nëse ISHP do ta lejonte një gjë të tillë. Në po të njëjtën periudhë, Spitali Amerikan u padit nga Policia e Shtetit për përhapjen e informacioneve të rreme dhe kontrabandë, pas deklaratave të drejtorit Klodjan Allajbeu se ky spital ishte i gatshëm të kryente testimet për COVID-19 kundrejt pagesave 150-300 euro.

Ndërkohë, burime për iconstyle.al asokohe bënë të ditur se testimet në Spitalin Amerikan jo vetëm që kishin nisur, ndonëse laboratori i tyre nuk ishte i certifikuar, por paguheshin 300-400 euro. Megjithatë, edhe pse dy prej laboratorëve privatë në vend disponojnë pajisjen për testimin e koronavirusit Cobbas 8800 nga kompania zvicerane Roche, e cila kryen 4.128 testime në ditë, shteti shqiptar ende nuk refuzon që të blejë po të njëjtën pajisje e ta vërë në dispozicion të ISHP-së, që deklaron se s’ka kapacitet.

Koncesioni i check-up-it pezullohet në mes të pandemisë

Por ndërkohë që përflitet për shuma jo të vogla një analizë që duhet bërë falas, duket se janë lënë tërësisht në hije laboratorët që janë pjesë e koncesionit të check-up-it, koncesion 10-vjeçar me një vlerë prej 120 milionë eurosh që e paguajnë pikërisht taksapaguesit shqiptarë. Pra në një kohë kur ISHP është në pamundësi për të bërë testime masive, përse të mos shfrytëzohen këta laboratorë që marrin çdo vit miliona euro?

E gjitha kjo duket e palogjikshme duke shtuar këtu edhe faktin që kontrata e koncesionit të check-up-it, parashikon një numër prej 475 mijë kontrollesh bazë në vit, të cilat asnjë vit nuk janë kryer të plota, e megjithatë paguhen nga shteti shqiptar si të ishin kryer të gjitha. Por në këto raste nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Vetëm për këto kontrolle të pakryera, taksapaguesit shqiptarë i kanë paguar kompanisë “3P Life Logistic” të Vilma Nushit plot 6.5 milionë euro në harkun kohor të 4 viteve, sipas një raporti të KLSH-së, pagesë që është marrë për shërbime të pakryera, vetëm sepse kontrata e koncesionarit është përpiluar në mënyrë të tillë për të mbrojtur subjektin privat.

Dhe tashmë, në kulmin e një pandemie, kur shërbimet e këtyre laboratorëve mund të përshtateshin fare mirë për t’i shërbyer qytetarëve në luftën kundër COVID-19 për një testim më masiv, veçanërisht kur institucionet përgjegjëse nuk kanë më kapacitet, qeveria ka zgjedhur ta pezullojë përkohësisht koncesionin. As kryeministri dhe as ministrja Manastirliu nuk kanë argumentuar këtë vendim. Madje këta laboratorë nuk janë marrë në konsideratë as për kryerjen e testeve serologjike, të cilat deri më tani janë kryer vetëm për personelin mjekësor.

Nga ekspertët e mjekësisë, testet serologjike janë cilësuar si thelbësore për të kuptuar sa përhapje ka pasur pandemia në popullatë. E megjithatë, edhe pse është përfolur për një testim të qytetarëve, nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë hap. Dhe teksa e gjithë kjo situatë është lënë ende në pikëpyetje, vendi po ripërfshihet nga paniku si për përhapjen më të gjerë të virusit, ashtu edhe për mungesën e kapacitetitit për kryerjen e testimeve.

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para

E frikshme në Kosovë! Regjistrohen 141 raste të reja me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.