Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rikthimi i basteve online! BIRN: Rama po pranon dështimin e qeverisë së tij

09:51 01/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse do të aprovohet vendimi për rikthimin e basteve online do të bëhet me frymën e kompanive ndërkombëtare me transparencë e ligjshmëri.

Kujtojmë që lotaritë dhe bastet sportive në Shqipëri zyrtarisht janë të ndaluara që nga 1 janari i 2019- ës.

“Fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie, që pavarësisht arrestimeve, dënimeve, në një pjesë të caktuar edhe gjykatat kanë dhënë kontributin e tyre negativ… sidoqoftë nuk ka rënë si aktivitet; nuk ka rënë si numër pjesëmarrësish, e bën të domosdoshëm këtë reflektim që bëjmë sot,” deklaroi Rama.\

Sipas tij, aktiviteti është zhvilluar në të zezë nga elementë kriminalë.

“Me gjithë konsultat me ekspertë të botës dixhitale rezulton e pamundur të bllokohet sistemi. Kjo më bën të hapur ndaj kësaj zgjidhjeje se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar,” shtoi ai.

Gjithashtu kryeministri theksoi se ndërhyrja do të ishte një zgjidhje që do të ndihmonte ekonominë, duke pranuar se bastet online qarkullonin 5 milionë euro në vit. Ai foli gjithashtu për licensim të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri.

Katër vjet pasi i shpalli të paligjshme lojërat e fatit, kryeministri Edi Rama tha se aktiviteti kishte vazhduar njësoj në të zezë – duke pranuar dështimin e qeverisë së tij për ndalimin e aktivitetit si dhe legalizimin e basteve online.  Industria e lojërave të fatit ishte një “kalë beteje” i fushatës elektorale të vitit 2013 që solli në pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parë i qeverisë së tij, “Fundi i Marrëzisë” targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit dhe në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj që u prezantua si radikal për frenimin e kësaj industrie, shkruan BIRN.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Në takimin me përfaqësuesit e federatave, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e konsideroi rihapjen e kontrolluar të lojërave të fatit si mbrojtje ndaj konsumatorit.

“Konsumatori do të jetë i mbrojtur nga shteti dhe nuk mund të të kërcënohet nga një kriminel që drejton këtë aktivitet,” tha ai duke referuar numrin e lartë të çështjeve penale të hapura për shkak të borxheve të basteve.

Ndërkohë opozita e cilësoi hipokrizi vendimin e kryeministrit, duke i kujtuar aksionin e mbylljes së lojërave të fatit në fillimet e qeverisjes së tij, shkruan BIRN.

“Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes,”tha sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për shtyp.

Të lidhura

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e dërguar...

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit, ngjarje që po...

18:33 10/07/2025
Para
Vrau vëllain dhe kunatën, çfarë deklaron i qetë para gjykatës Arsen Meskurti

Vrau vëllain dhe kunatën, çfarë deklaron i qetë para gjykatës Arsen Meskurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

18:33 10/07/2025
Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

18:07 10/07/2025
Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

17:48 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.