Mesa duket Covid-19 nuk do të zhduket lehtë, pasi në Pekin janë rikthyer sërish rastet e reja me koronavirus.
Çdo ditë e më shumë koronavirusi po vret njerëz, ku shumë kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë në terapi intensive në të gjithë botën.
Sipas mediave të huaja mësohet se në 24 orët e fundit në Pekin janë konfirmuar 57 pacientë të infektuar nga Covid-19.
Për këtë asrsye me rishfaqjen e virusit, që prej muajit prill që nuk u shënua asnjë rast, tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autoritetet, sepse rastet janë shënuar brenda këtij tregu.
Kujtojmë se Kina është epiqendra e shpërthimit të COVID-19, që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ku deri më tani ka vrarë mbi 400 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 7.8 milionë të tjerë.
Tregu Xinfadi, në kryeqytetin e Kinës, i cili ka 4 mijë qiramarrës është mbyllur ditën e djeshme, pas zbulimit të rasteve të reja.
Autoritetet kanë nisur sërish të vihen në alarm në lidhje me vazhdimësinë e situatës.
Mësohet se kan nisur testimet për të gjithë personat që kanë qenë në tre si dhe për banorët që i kanë shtëpitë në afërsi të tregut.
Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 10,000 njerëz në treg do të testohen, dhe lokalet do të dezinfektohen.
Ndërkohë një zëdhënës në qytet ka thënë se pacientët me COVID-19 të konfirmuar në Pekin të premten kishin vizituar tregun.
Kjo është vatra e re e koronavirusit në Pekin, i cili nuk raportonte asnjë rast të ri prej më shumë se 50 ditësh.