Pas masakrës që ndodhi më 4 tetor të 2018-s në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku ishte i përfshirë i fejuari i saj, Elvana Gjata humbi gjurmët, të paktën deri dy javë më parë.
Herën e fundit që mësuam për të ishte përmes një fotoje që publikoi Ermal Mamaqi, i cili shkruante në Instagram se ndodhej me Elvanën në Prishtinë. Duket se këngëtarja kishte shkuar në studion e stilistit Valdrin Sahiti, për t’u përgatitur për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”.
![]()
Por këngëtarja është shfaqur sërish në rrjetet sociale. Ajo ka bërë follow në Instagram, këngëtaren Rina dhe nuk po dimë më çfarë të mendojmë!
![]()
Rina nga ana tjetër nuk e ndjek Elvanën në Instagram.
Ndoshta Elvana vijon të përdorë rrjetet sociale ashtu në fshehtësi, pa bërë ndonjë publikim të ri, ose profili i saj është hakuar!
Cili nga këto dy versionet të jetë i vërteti? Na mbetet të presim dhe të shohim! /Iconstyle.al/





