Qarkullimi për kamionët dhe autobusët është rikthyer normalisht në Pikën Kufitare të Kapshticës, pas ndërprerjes që ka zgjatur disa orë.
Policia Greke kishte ndaluar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe punimeve për normalizimin e rrugëve.
Qarkullimi u rivendos rreth orës 14:35, duke lehtësuar situatën për udhëtarët dhe transportuesit.
Autoritetet greke njoftuan se akset rrugore po përmirësohen gradualisht.