Në seancën parlamentare që u zhvillua ditën e sotme kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në lidhje me projekt-rezolutën që denon genocidin serb në Srebrenicë. Berisha tha se ajo është me qëndrim të dyfishtë pasi fsheh ideologun e masakrës, Millosheviçin Vuçiçin, që sipas tij ky i fundit duhet të hetohet në Hagë.
Berisha: Ky parlament është një nga shkaqet më madhore të revoltë më të madhe popullore që ndalet me rrëzimin e regjimit komunist të Edi Ramës. Genocidi si forma më e urryer, me ë rendë e krimeve kundër njeriut, nuk mund të mos më sillte mua këtu për të denuar me forcën më të madhe, barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe në rajon. Pasi refuzuat në mënyrën më absurde një rezolutë të propozuar një muaj më parë, ju sollet një rezolutë që e vlerësoj, por rezoluta juaj, është e njerëzve zemerthyer, me qendrim të dyfishte.
Nga një anë denon genoicindin por nga ana tjeter fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e genicidit në Bosnje, Milloshevicin dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksander Vucicin. Poi si mund të bëni ju këtë kur ne te gjithe mediat e botës ekziston deklarata në parlament e Vucic, i cili udhëzon dhe zotohet se për cdo serb të vrarë do të vritën 100 muslimanë. A e kuptoni që Vucic ka vetëm një vend dhe është Haga. Ju nuk guxoni gjykimin e tij në Hagë por bëni gjithcka për ta kufizuar në forcat serbe në Bosnje.