Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar disa foto ku shihen punonjës të OSHEE në krye të detyrës, pavarësisht se punojnë në kushte ekstreme të motit.
Kreu i qeverisë theksoi se strukturat shtetërore janë angazhuar për të lehtësuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës.
Statusi i Ramës
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë 🤝”, shkruan Rama.