Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë masivisht disa zona të vendit, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes për shkak të reshje të shiut si edhe dëborës që ka përfshirë rajonin verior.
Autoritetit Rrugor Shqiptar iu është drejtuar shoferëve duke iu thënë: Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Ndërkohë kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor Shqiptar:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.
Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.