RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion në Vlorë.
Bëhet me dije se prej ditës së djeshme po vijojnë kontrollet në qytet dhe në fshatrat përreth.
Efektivët kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në të gjithë qytetin.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po shihet pothuaj çdo makinë.
Kryesisht kontrollet janë përqëndruar në hyrjet e akseve rrugore kryesore, si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo Lungomare.
Më herë ditën e sotme policia ka zhvilluar një aksion të gjerë dhe në fshtatrat e Bashkisë Selenicë, por nuk raportohet ende për asnjë të arrestuar.