Naftëtarët e Ballshit gjenden sot në ditën e pestë të grevës së urisë, dhe për fat të keq gjendja ka nisur përkeqësimit. Një prej tyre, më konkretisht Aleksandër Meidani, ka shfaqur shqetësime.
Ai është larguar për disa momente nga vendi ku naftëtarët po mbajnë grevën, dhe u dërgua me urgjencë në spital, prej komplikacioneve që vijnë nga mungesa e ushqimit.
Ditën e djeshme një ambulancë shkoi për të parë gjendjen e naftëtarëve, por ata e refuzuan duke vijuar me grevën e tyre. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga qeveria apo ministrja Belinda Balluku.
/GazetaReforma.com/