No Result
View All Result
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
No Result
View All Result
Gazeta Reforma

Rekurset abuzive/Gjykata e Lartë mesazh për rolin e avokatëve në proceset gjyqësore

14:00 18/01/2024
Reading Time: 3 mins read

Gjykata e Lartë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se rekurset në çështjet gjyqësore po cënojnë cilësinë e vendimeve. Këto shqetësime janë ngritur dhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ky organ i lartë i sistemit të drejtësisë në vendin tonë u shpreh se avokatët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Në deklaratën e saj, Gjykata thekson forte se e vlerëson rolin e avokatëve, në procesin e drjetësisë.

“Gjykata e Lartë vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate”, thuhet në një pjesë të deklaratës.

 

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË

 Kryetari i Gjykatës së Lartë, në emër të institucionit që ai drejton, në takimin periodik të fundvitit me median, si një nga format e komunikimit të kësaj Gjykate me publikun, dhe në përgjigje të interesit të vazhdueshëm të gazetarëve pjesëmarrës, mbi numrin e lartë të rekurseve dhe njëkohësisht të vonesave në gjykim për këtë shkak, përmendi si një nga problematikat shqetësuese edhe numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë.

Ai u shpreh: “Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privatë, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara”.

 

Ky shqetësim i shprehur prej tij ka qenë dhe është prezent, ndaj diskutimi i tij në publik, megjithëse jo për herë të parë, nuk i shton këtij fakti asgjë më shumë, veç shkallës së seriozitetit me të cilin ai duhet pritur dhe reflektuar.

 

Gjykata e Lartë vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

 

Gjithashtu, jo vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë, por edhe institucione të tjerë publike, si prokuroria apo Avokatura e Shtetit, duhet të luajnë një rol më aktiv për të ngritur çështje të ligjit përpara Gjykatës së Lartë, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, duke ndihmuar kështu jo vetëm në qëndrueshmërinë e saj, por edhe në pakësimin e backlogut/stokut të mbartur në vite si dhe parandalimin e një backlogu/stoku të ri. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm Gjykatës së Lartë, por të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, brenda dhe jashtë tij, publikë apo privatë.

Rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi.

 

Kjo sjell një ngarkesë shtesë të panevojshme për Gjykatën e Lartë, e cila zgjat procesin e vendimmarrjes, duke dëmtuar kësisoj palët në proces.

 

Gjykata e Lartë do të vazhdojë të inkurajojë avokatët, të paraqesin rekurset e tyre në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore, si dhe vazhdimisht do të adresojë sjellje jo pozitive të palëve në gjykim, pavarësisht se kush i përfaqëson ato. Të gjithë këtë proces do ta ndihmojë dhe rikujtimi në mënyrë të vazhdueshme i udhëzimeve që jep Gjykata nëpërmjet vendimeve të saj si dhe publikimeve ndërgjegjësuese periodike.

 

 

Tags: avokatgjykata e larte
Next Post

Warning: Undefined array key "jnews-75x75" in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/Image.php on line 93

Warning: Trying to access array offset on null in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageLazyLoad.php on line 100
Kushtetuesja shqyrton me dyer të mbyllura marrëveshjen Rama-Meloni

Kushtetuesja shqyrton me dyer të mbyllura marrëveshjen Rama-Meloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You're not logged into Tiktok, please login here
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.