Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rektori i UT kritikon ashpër: Arsimi i lartë ka mbetur në vend, konkluzionet janë të gabuara

12:56 21/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e arsimit të lartë në vend, gjatë prezantimit të raportit të fundit të Bordit të Akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë.

Sipas tij, dokumenti i prezantuar nuk sjell ndonjë përmirësim të dukshëm krahasuar me atë të një viti më parë dhe mbetet pothuajse identik.

“Që nga viti 2023 e deri tani, arsimi i lartë ka qëndruar në vend,” u shpreh Hoxha, duke vënë në dyshim metodologjinë mbi të cilën është bazuar raporti.

Ai kujtoi gjithashtu një takim të zhvilluar me Kryeministrin në tetor të vitit 2024, ku kishte paralajmëruar se për sa kohë raporti ndërtohet mbi një qasje të gabuar, nuk mund të priten ndryshime reale.

“Zoti Kryeministër, nëse e mbani mend, në fund të mbledhjes së tetorit 2024 ju kërkova vetëm dy minuta. Ju thashë se, sido që të përmirësohet ky raport, nëse ai mbështetet në një metodologji të gabuar, do të prodhojë konkluzione të gabuara. Dhe sot e pamë qartë: nga rekomandimet, asgjë nuk ka ndryshuar,” theksoi ai.

Duke analizuar gjendjen aktuale, Hoxha shtoi se, përkundër një pune pesëvjeçare në sistemin e arsimit të lartë, performanca e këtij sektori vazhdon të mbetet në nivele të njëjta me ato të viteve 2015-2016, madje në disa raste edhe më të ulëta.

“Ka vetëm një kozmetikë të vogël, por në thelb, konkluzionet janë të njëjta. Një pjesë e tyre janë të vërteta, sepse e dimë mirë ku ndodhet arsimi. Por unë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas pesë vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty ku ishte ose ndoshta më poshtë,” u shpreh Hoxha.

Ai vuri në dukje edhe çështjen e numrit të lartë të universiteteve publike në vend, duke theksuar nevojën për një riorganizim të sistemit:

“Sot janë 14 institucione publike të arsimit të lartë. Për mua janë shumë për Shqipërinë. Ne kemi detyra, përgjegjësi ndaj shoqërisë, prandaj ndoshta ka ardhur koha për riorganizim. Unë nuk jam për reduktim, por për riorganizim,” tha ai.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte rënia e interesit të studentëve për disa programe studimi, veçanërisht në fushat e shkencave të natyrës.

“Nuk është çështja e programit, por është çfarë ka programi më pas. Janë disa që ka interes ndërkombëtar, por vlerësohet me pagë minimale nga qeveria,” u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se një mundësi për të rritur interesin dhe cilësinë është bashkëpunimi me universitete të huaja, duke përmendur programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta, veçanërisht në shkencat e natyrës, sociale dhe në ekonomi.

“Ka mundësi që, në program të ketë edhe studentë të huaj, sepse është gjuha ajo që i lidh, përveç se programit, si dhe kjo është shoqëruar edhe me disa programe të përbashkëta me institucionet e tjera arsimore, kryesisht europiane, të cilat rezultojnë, në një diplomë o dyfishe ose secili universitet për studentin e tij, dhe këto i kemi kryesisht në shkencat e natyrës, në shkencat sociale dhe në ekonomi. Një program doktorature me Italinë në Fakultetin e Drejtësisë,” përfundoi rektori Hoxha.

Etiketa: rektoriUniversitet Shqiperi

Të lidhura

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde
Aktualitet

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

Një valë e fortë dhe e zgjatur të nxehti pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit në ditët në vijim, me...

17:43 21/07/2025
Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën
Aktualitet

Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë një shtim të rasteve të pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë, veçanërisht...

17:26 21/07/2025
Para
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

17:43 21/07/2025
Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën

Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën

17:26 21/07/2025
Po shuanin flakët, asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat

Po shuanin flakët, asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat

17:06 21/07/2025
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.