Reali i Madridit mposhti minimalisht me rezultatin 1-0 kundërshtarët e përjetshëm të Atletikos, në një derbi aspak të lehtë.
‘Los Blancos’ morën tre pikë të vlefshme ndaj djemve të Simeones, duke marrë kryesimin, ndërkohë që Barcelona ndodhet në vendin e dytë, me gjashtë pikë më pak.
Pjesa e parë u mbyll e qetë, me rrjeta të paprekura, ndërkohë që goli i parë dhe i vetëm do të shënohej në minutën e 56’ nga Benzema.
Ndërkohë që për Atletikon gjërat sa vijnë e po keqësohen. ‘Los Colconeros’ ndodhen në vendin e 5-të me 36 pikë, ndjekur nga Real Sociedad dhe Valencia.