Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Reagon pas skandalit me ushqimet, Ministria e Bujqësisë: “Siguria ushqimore prioritet i yni, nuk ka vend për alarm”

14:52 26/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pak ditë më parë në media u transmetuan disa problematika të sigurisë ushqimore në vend me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pasi ndoqi këto transmetime në media informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standarteve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.

Ministria mirëpret dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Po ashtu, sqarojmë qytetarët si vijon:

Së pari, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Ato kanë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standarteve në fuqi.

Së dyti, prodhimet bujqësore shqiptare konkurojnë sot në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon ndërsa janë rritur ndjeshëm eksportet drejt vendeve të BE-së. Vetëm për vitin 2018, vlera e produkteve bujqësore vendase të eksportuara në Itali është 8.5 miliard lekë, në Greqi 2.9 miliard lekë, Suedi 2.2 miliard dhe Gjermani 1.4 miliard. Eksporti i domateve Shqiptare është trefishuar në volum nga rreth 25 mijë ton në vitin 2013 në rreth 75 mijë ton në fund të 2018 dhe pesëfishuar në vlerë duke arritur në 4.4 miliard lekë në 2018. Kjo rritje e eksporteve të prodhimeve vendase dëshmon se fermerët shqiptarë ofrojnë produkte të cilësisë së të lartë dhe të sigurta. Deri më tani nuk ka pasur kthime mbrapsht të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të treguesve të sigurisë ushqimore që lidhen me nivelin e pranisë së pesticideve.

Së treti, për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Së katërti, në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e  sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme. Vetëm vitet e fundit janë investuar mbi 3 milion euro në pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore me teknologji bashkëkohore europiane. Këta laboratorë përdorin metoda për kryerjen e analizave konform protokolleve ndërkombëtare dhe teknikave instrumentale të përdorura nga laboratorët e referencës në BE. Në vitin 2018, ISUV kreu mbi 60 000 analiza të lidhura me sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për të mbuluar të gjithë gamën e analizave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore, ISUV sot bashkëpunon me laboratorë dhe institute shkencore prestigjioze të vendeve të BE-së në Belgjikë dhe Itali.

Në 5 vitet e fundit investimet në industrinë agropërpunuese, veçanërisht të qumështit, arrijnë vlerën prej rreth 673 milion lekë. Ato kanë sjellë rritjen e kapaciteteve të përpunimit me teknologji moderne që garanaton plotësisht standardet e sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe nënprodukteve të tij. Sot stabilimentet e përpunimit të qumështit janë të pajisura me çertifikata ndërkombëtare të sigurisë HACCP dhe ISO.

Garantojmë qytetarët se siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe programit të qeverisë në kuadër të sigurisë kombëtare. Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt që abuzon me ushqimet dhe jemi të vendosur për të zbatuar me rigorozitet ligjin në çdo rast që konstatohet se është cënuar siguria ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në terren për rastet e denoncuara në media. Minitria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të gjitha institucionet e varësisë mbeten të vendosur për t’i shkuar deri në fund cdo rasti abuziv të konstatuar. Njëkohësisht inkurajon Prokurorinë të cojë përpara hetimet dhe të vendosë përpara ligjit këdo që cënon sigurinë ushqimore.

Etiketa: cilësia ushqimoreministria e bujqësisëska alarmskandali

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, transportonin 1.5 ton drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.