Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Reagimi i fortë i mjekut të njohur: “Nuk testoni dhe fshihni vdekjet nga COVID”

17:12 10/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku i njohur Erion Dasho ka pasur një reagim të fortë ndaj Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe qeverisë për menaxhimin e situatës pandemike në vendin tonë. Dasho shkruan në një postim në rrjetet sociale se testimi i banorëve është nënvlerësuar, ndërkohë që në vendet europiane zbulohet pjesa më e madhe e rasteve. Sipas mjekut, Ministria e Shëndetësisë identifikon vetëm një rast të vdekjes me COVID dhe “humbet” ose fsheh 4 të tjera. Ai ka bërë thirrje që të shpërndahen në masë testet e shpejta sepse vendi po shkon drejt katastrofës.

Reagimi i plotë:

TESTONI, O TË PAAFTË!

Me institimin e një kolegu, ndoqa disa minuta një debat televiziv ku personazh kryesor ishte kryetarja e komitetit të ekspertëve, për të ridëgjuar se si homologia e Dr Faucit apo Dr Drostenit, edhe një vit pas fillimit të pandemisë, ende vë në dyshim dobinë e testimit.

Përgjigja e zëvendësministres për pyetjen se përse ministria nuk teston aq sa duhet ishte fraza tashmë klishe “Testimi nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm! Edhe vendet që kryejnë shumë teste, kanë përhapje të shtuar të virusit”!

Zëvendësministrja është një profesore e nderuar në disiplinën e saj klinike, por me sa duket as edhe muaj të tërë në drejtim të kontrollit të pandemisë nuk i kanë mësuar parimet elementare të cilat OBSH ka një vit që i përsërit: testo-gjurmo-trajto!

VENDET EUROPIANE KANË NUMRA TË LARTË, SEPSE ATA TESTOJNË DHE JANË NË GJENDJE TË ZBULOJNË PJESËN MË TË MADHE TË RASTEVE!

VDEKSHMËRIA E TYRE DUKET E LARTË SEPSE ATA NUK MASHTROJNË ME SHIFRAT E VDEKJEVE!

Në Britani raporti midis vdekshmërisë vjetore shtesë dhe vdekjeve të raportuara nga COVID-i është 0.9, në Belgjikë 1.0 dhe në Gjermani 1.3! Në Shqipëri ky raport është 5.1! Kjo do të thotë se të tre vendet e sipërpërmendura arrijnë të testojnë dhe diagnostikojnë pothuajse çdo person që humb jetën nga COVID, kurse ministria dhe komiteti ynë identifikojnë vetëm 1 dhe “humbasin” ose fshehin qëllimisht 4 vdekje nga COVID të cilat kalojnë pa raportuar!

Kur sheh paaftësinë të ulur këmbëkryq në personin e kryetares së komitetit të ekspertëve, nuk çuditesh më se përse:

1 – Nga dhjetori dhe deri tani janë realizuar pak më tepër se 200 mijë teste (përfshi edhe sektorin privat), ndërkohë që janë diagnostikuar afërsisht 50 mijë raste me COVID me një shkallë pozitiviteti 25%! Ishin premtuar vetëm në dhjetor 400 mijë teste!

2 – Drejtorive të Shëndetit Publik nuk u jepen teste të shpejta shtesë megjithëse nevojat në rrethe po rriten me ritme marramendëse!

3 – Mjekëve të Familjes jo vetëm nuk ju shpërndanë testet e shpejta të antigjenit sipas premtimit të bujshëm të muajit dhjetor, por sot atyre u kërkojnë të përdorin sistemin elektronik të referimit për prenotimin e testeve të shpejta!

Të nderuar Boratë dhe zëvendës-Boratë!

Testimi është baza e përgjigjes profesionale ndaj COVID!

Pa testim nuk ka diagnozë të hershme, gjurmim dhe izolim! Pa testim nuk ka njohje të situatës epidemiologjike dhe vlerësim të efikasitetit të ndërhyrjeve! Pa testim masat kufizuese merren qesim sipas ëndërrave që sheh krye-Borati juaj dhe aspiratave të tij elektorale dhe jo sipas ecurisë së epidemisë dhe nevojave!

Rritni numrin e testimeve molekulare (testi i PCR) të paktën mbi 10 mijë në ditë!

Jepini çdo mjeku familjeje të paktën 200-250 teste të shpejta në muaj me qëllim të çdo pacient i dyshuar për COVID të ketë mundësi të kryejë testin falas si në çdo vend tjetër europian!

Lejoni shitjen e testeve të shpejta të antigjenit në farmaci dhe përfshini mjekët e familjes në administrimin e tyre që çdo person me apo pa shenja të testohet sa herë ka dëshirë apo nevojë!

Merrini këto masa sa më shpejt sepse e keni çuar vendin në katastrofë dhe koha nuk pret më!

O të paaftë!

 

 

 

 

Etiketa: Erion Dashopandemiatestimet

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para

Pandemia në Shqipëri/ Sërish shifra të larta, 15 humbje jete nga virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.