Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raportit i Auditit: Pronat publike pa inventar, s’ dihen sa janë, ku e ç’vlerë kanë

09:16 12/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave raportoi se gjatë vitit 2023 janë identifikuar dobësi të konsiderueshme në regjistrimin dhe administrimin e aseteve të njësive publike.

“Ka mangësi materiale lidhur me: plotësinë, ekzistencën, përkatësinë, si dhe pasaktësi në hartimin e regjistrit të aseteve, çka përbën një faktor risku potencial në mirë-administrimin e pronës publike”, thuhet në raportin vjetor 2023 të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë, miliarda lekë janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e aseteve publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Duke shpjeguar ecurinë e këtij procesi, më herët Ministria e Financave shpjegoi se metodologjitë e raportimit të aseteve janë miratuar, por entet publike nuk po tregohen të afta t’i zbatojnë.

Drejtoritë e Auditit në entet publike kanë raportuar në Ministrinë e Financave për mungesë të regjistrit të aktiveve të qëndrueshme si pyje kullota plantacione, ndërtime dhe konstruksione, rrugë, mjete vepra ujore përveç vlerës fillestare të kontabilitetit nuk përmban kërkesat specifike të përcaktuara në udhëzimin përkatëse.

Raporti i Ministrisë së Financave vë në dukje se, ekziston informacion i paplotë dhe jo i qartë lidhur me inventarin e aktiveve të qëndrueshme, gjë që vështirëson verifikimin fizik të tyre dhe vlerësimin nëse ky inventar është kryer në mënyrë korrekte për vetë hapësirën territoriale të Bashkive. Fletët e inventarit janë të panënshkruara nga komisioni, por vetëm nga punonjësit me përgjegjësi materiale.

Gjetjet kryesore në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar evidentojnë mungesën e kartelave të aseteve sipas viteve të vënies në punë, vlerës fillestare, amortizimit të akumuluar dhe vlerës së mbetur. Mungon vlerësimi mbi asetet stok, për vënien në eficencë apo nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre.

Asetet publike nuk regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, teksa është vënë re plotësim i gabuar i pasqyrave financiare, thuhet në raportin e 2023 të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave.

Mungesa e inventarit të aseteve publike (rrugë, hekurudha, ujësjellës, objekte publike etj) e vë qeverinë para të panjohurave në lidhje me pasuritë publike, vlerën e tyre dhe shkallën e amortizimit, duke vështirësuar në të njëjtën kohë mënyrën e ndërhyrjes nëpërmjet investimeve për mirëmbajtjen e tyre./Monitor

Etiketa: Pronat publike

Të tjera

10 vjetori i “Fundjavë Ndryshe”, shikimet e dashurisë me Ramën dhe rrjeti i fshehtë i tokave, oligarkëve dhe pazareve pas tyre
Aktualitet

10 vjetori i “Fundjavë Ndryshe”, shikimet e dashurisë me Ramën dhe rrjeti i fshehtë i tokave, oligarkëve dhe pazareve pas tyre

Në sallën plot me politikanë, artistë dhe fytyra të njohura të Tiranës, 10 vjetori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” u shndërrua...

22:21 08/12/2025
Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre
Aktualitet

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda...

18:55 08/12/2025
Para
Vrasja e Martin Bardhit dhe plagosja e 3 të tjerëve në Rrëshen, “tërmet” në kupolën drejtuese të policisë

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e makinës, procedohet vlonjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

10 vjetori i “Fundjavë Ndryshe”, shikimet e dashurisë me Ramën dhe rrjeti i fshehtë i tokave, oligarkëve dhe pazareve pas tyre

10 vjetori i “Fundjavë Ndryshe”, shikimet e dashurisë me Ramën dhe rrjeti i fshehtë i tokave, oligarkëve dhe pazareve pas tyre

22:21 08/12/2025
Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.