Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raportimi online te Tatimet, ja si duhet të veprojnë bizneset në të ardhmen

08:59 14/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Zbatimi i procesit të fiskalizimit, që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset faturojnë dhe raportojnë online tek Tatimet, është shumë afër.

Në korrik fillon procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve për 51 mijë subjekte, por deri tani vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike në e-Albania, që është hapi i parë për të zbatuar sistemin e ri, shkruan Monitor.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021. Nga 1 janari ka filluar procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike ishte më e kufizuar, faza e dytë që nis në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve.

Nga 1 korriku, fiskalizimi fillon për 51 mijë subjekte, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve. Tatimet nuk kanë ende një të dhënë se sa do të jetë numri total i subjekteve që nga shtatori do të duhet të zbatojnë në total fiskalizimin, por më herët është deklaruar se mund të jenë rreth 80 mijë subjekte.

Të gjithë tatimpaguesit, që do të jenë përdorues të sistemit të Fiskalizimit, në zbatim të detyrimit ligjor, që rrjedh nga Ligji, duhet të aplikojnë për t’u pajisur me Certifikatën elektronike, brenda afateve kohore.

Por, kur kanë mbetur vetëm më pak sesa tre javë nga zbatimi i fazës së dytë, ritmi i pajisjes bizneseve me certifikatën elektronike është i ulët. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri në 7.6.2021, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 11,576 biznese.

Tatimet: Deri tani janë fiskalizuar rreth 4600 tatimpagues

Sipas të dhënave nga tatimet, nga 1 janari deri në 30 qershor numri i tatimpaguesve të fiskalizuar në total është 4.581.

Për të njëjtën periudhë Fatura me para në dorë të lëshuara në total janë 2.097.080..

Fatura pa para në dorë të lëshuara në total – 69.647

-Nr i vizitave informuese të realizuara në biznese në total – 25.274

-Nr i trajnimeve që kanë marrë bizneset të realizuara në total – 24.091

-Nr i trajnimeve që kanë marrë kontabilistët në total – 3.143.

Certifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të. Ajo sigurohet duke aplikuar te AKSHI nëpërmjet portalit e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune. Periudha e vlefshmërisë është 1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës. Kosto është 4000 Leke në vit.

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3. Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

 

Etiketa: biznesetatime

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Qyteti i Elbasanit  blindohet nga forca të shumta policie. Çfarë po ndodh?

Dhunë në familje, grabitje dhe kanabis, arrestohen 14 persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.