Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

09:07 04/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Pas 17 viteve monitorim të ndërhyrjes perëndimore në Afganistan, Inspektori i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit,  një agjenci federale amerikane e krijuar në vitin 2008, ka dorëzuar raportin e saj të fundit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Ky dokument prej 99 faqesh, i publikuar më 30 korrik, dy javë përpara përvjetorit të katërt të rikthimit të talibanëve në pushtet, përbën përmbylljen zyrtare të një epoke të gjatë ndërhyrjeje dhe mbështetjeje për Afganistanin.

Raporti jep një pasqyrë të zymtë të situatës në terren gjatë dy dekadave të pranisë perëndimore, duke evidentuar korrupsionin e përhapur, keqmenaxhimin e ndihmave dhe mungesën e transparencës në projektet e zhvillimit.

Një ndër rastet e përmendura është ndërtimi i objekteve për policinë kufitare afgane në vlerë prej 26 milionë dollarësh, të cilat ose nuk janë përdorur fare, ose janë shndërruar në hapësira për kafshë.

Në kapitullin “Gjetjet kryesore në fund të misionit”, theksohet se shpesh projektet amerikane nuk përputheshin me nevojat reale apo dëshirat e Qeverisë afgane, ndërkohë që vlerësimet e korrupsionit janë injoruar në favor të objektivave afatshkurtra të sigurisë.

“Fatkeqësisht, keqpërdorimi i resurseve është fakt që nuk mund të injorohet. Është mirë që të paktën e kemi pasur një burim të besueshëm, dhe që mund ta citonim për këto pretendime teksa e vazhdonim punën”, deklaron Orzala Nemat, hulumtuese në Institutin Royal United Services në Londër. Ajo shpreh shqetësimin për mbylljen e SIGAR-it, duke theksuar se raportet e tij kanë qenë ndër të vetmet dokumente të besueshme mbi realitetin në Afganistan.

Analisti gjerman Thomas Ruttig, një nga zërat më të njohur ndërkombëtarë për çështjen afgane, thotë se mospërfillja e paralajmërimeve ka qenë e qëllimshme.

“Politikanët i kanë injoruar të gjitha informacionet dhe kanë vazhduar me mesazhe të bukura për Afganistanin, derisa trupat u detyruan të largoheshin në gusht të 2021. Është një arkivë shumë e vlefshme e asaj se çfarë ka shkuar keq”, shprehet ai, duke shtuar se siguria ka qenë gjithmonë prioritet absolut, duke lënë në hije çështje si korrupsioni dhe llogaridhënia.

Raporti përmend edhe vendimet e administratës Trump për të ndalur ndihmat humanitare dhe zhvillimore për Afganistanin. Sipas SIGAR, shumë programe janë pezulluar pa ndonjë sqarim zyrtar nga Departamenti i Shtetit.

“Byroja për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim e Departamentit të Shtetit i ka thënë agjencisë se ata nuk kanë qenë të informuar pse disa programe janë anuluar dhe që as nuk kanë qenë të përfshirë në vendimmarrje”, thuhet në dokument.

Mbyllja e projekteve të financuara nga USAID ka lënë pasoja të rënda për popullsinë afgane, veçanërisht për grupet vulnerabël. “Njerëzit janë në situata dëshpëruese pas ndaljes së ndihmave amerikane në Afganistan. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me grupet e cenueshme që kanë qenë duke u strehuar nëpër ato qendra falë atij programi”, thotë Nemat, duke iu referuar projekteve të USAID-it për mbrojtjen e viktimave të trafikimit njerëzor.

Raporti ngre gjithashtu shqetësime rreth mënyrës si talibanët kanë ndërhyrë në pronat e partnerëve që implementonin programet e USAID-it, duke sekuestruar mjete, dokumente dhe fonde, ndonëse ky informacion është kundërshtuar nga disa degë të administratës amerikane. Përplasja e këtyre deklaratave zbulon mungesën e koordinimit dhe paqartësinë që ka shoqëruar të gjithë misionin në Afganistan, veçanërisht në vitet e fundit.

Në mënyrë simbolike, raporti përmbyllet me një deklaratë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili më herët këtë vit kritikoi ashpër largimin e trupave amerikane dhe humbjen e pajisjeve ushtarake që përfunduan në duart e talibanëve.

“Afganistani është njëri prej shitësve më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake në botë… Ne i duam mbrapsht pajisjet tona”, ka thënë ai.

Agjencia SIGAR do të pushojë së ekzistuari në shtator, duke i dhënë fund një prej mekanizmave më të rëndësishëm të monitorimit të fondeve amerikane në misionet ndërkombëtare.

Para se të mbyllet zyrtarisht, ajo do të publikojë edhe një raport final me mësimet që duhet të nxirren nga përvojat në Afganistan, Gaza, Siri dhe zona të tjera konfliktuale, me qëllim që të ndihmojë politikat e ardhshme të ndihmës në shtetet jodemokratike dhe të brishta.

Etiketa: misionin në AfganistanRaporti përfundimtar i SHBA

Të lidhura

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë
Aktualitet

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

Në Portin e Durrësit është regjistruar një rritje e konsiderueshme e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve ditët e fundit. Nga...

11:05 04/08/2025
Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm
Aktualitet

Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje...

10:56 04/08/2025
Para
Tragjike! Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 viktima

Tragjike! Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

11:05 04/08/2025
Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

Kur thirrjet për ‘vdekje për shqiptarët’ dhe ‘dhoma gazi’ bëhen në publik, kemi të bëjmë me një alarm

10:56 04/08/2025
Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që prisnin ndihma në Gaza

10:21 04/08/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

10:06 04/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.