Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti mbi origjinën e Covid-19, ja cilat janë katër teoritë që janë në lojë

13:58 30/03/2021
Reading Time: 10 min lexim

Raporti mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, shqyrtoi 4 hipoteza se si virusi depërtoi tek njerëzit, duke i renditur ato nga më e mundshmja tek më e pak e mundshmja. 

Raporti përfundimtar, një studim i përbashkët i OBSH-Kinë, të cilin AFP e mori të hënën përpara botimit të saj zyrtar, përshkruan se si ekipi i përbashkët i shkencëtarëve kinezë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ndërtoi hierarkinë e probabiliteteve. Ja cilat janë 4 teoritë sipas një rendi zbritës:

1. Një kafshë bartëse e ndërmjetme

Kjo hipotezë, e konsideruar nga ekspertët si një “rrugë e mundshme”, argumenton se virusi u përhap në fillim nga kafsha pritëse fillestare, me gjasë një lakuriq nate, tek një kafshë tjetër endërmjetme, para se të kalonte tek njerëzit.

Argumente pro:

Edhe pse viruset më të afërta me koronavirusin u gjetën tek lakuriqët e natës, distanca evolucionare midis atyre viruseve dhe SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19 vlerësohet të jetë disa dekada, duke sugjeruar se mungon një hallkë në mes. Viruse shumë të ngjashme janë gjetur tek pangolinat, çka sugjeron transmetimin të paktën një herë tëspecieve të kryqëzuara nga lakuriqët e natës.

Argumente kundër:

Ndërsa SARS-CoV-2 është gjetur në një numër në rritje të specieve të kafshëve, studimet sugjerojnë se ato ishin infektuar nga njerëzit. Dhe deri më tani, testet e një game të gjerë të kafshëve shtëpiake dhe të egra në rajonin ku filloi shpërthimi, nuk kanë treguar prova të pranisë së SARS-CoV-2.

Hapat e ardhshëm:

Ekspertët sugjeruan se virusi mund të jetë futur në Kinë, përmes importeve të mishit në Vuhan nga fermat e kafshëve të egrat nga provinca, ku lakuriqët e natës kanë treguar se bartin koronavirusë të ngjashëm. “Ndërsa kjo nuk provon një lidhje, siguron një hap tjetër kuptimplotë për hetimin”- thotë raporti.

2. Transmetimi i drejtpërdrejtë

Kjo hipotezë, e konsideruar “deri diku e mundshme”, supozon se SARS-CoV-2 kaloi direkt nga pritësi origjinal, me gjasë nga një lakuriq nate tek njerëzit.

Argumente pro:

Raport thekson se shumica e koronavirusëve aktualë që prekin njerëzit, vijnë nga kafshët.Hetimi ka zbuluar viruse me ngjashmëri të madhe gjenetike me SARS-CoV-2 tek lakuriqët e Rhinolophus. Ai gjithashtu theksoi se “antitrupat ndaj proteinave të koronavirusit të lakuriqëve, janë gjetur te njerëzit që kanë pasur kontakte të ngushta me lakuriqët e natës”.

Argumente kundër:

Megjithëse lidhja gjenetike më e afërt me SARS-CoV-2 është një virus që prek lakuriqët e natës, investigimi tregon “dekada hapësirë evolucionare” midis tyre, çka sugjeron se është më e mundur një rrugë e ndërmjetme. “Gjithashtu, kontaktet midis njerëzve dhe lakuriqëve të natës apo pangolinës, nuk ka të ngjarë të jenë aq të zakonshme sa kontakti midis njerëzve dhe bagëtive apo kafshëve të egra të fermave”- thekson raporti.

Hapat e ardhshëm:

Studimet mbi zinxhirët e furnizimit të tregjeve të Vuhanit, siguruan disa “vektorë të besueshëm”, të cilat duhet të zgjerohen në vendet e tjera, thekson raporti.

3. Zinxhiri i furnizimit me ushqime të ngrira

Kjo hipotezë, e cila u gjykua “e mundshme”, sugjeron se produktet ushqimore të ngrira apo paketimi i tyre, mund të ketë qenë një rrugë e futjes dhe transmetimit të SARS-CoV-2.

Argumente pro:

Vitin e shkuar, Kina përjetoi disa shpërthime epidemike nga produktet e ngrira të importuara. SARS-CoV-2 është gjetur në paketimin e jashtëm të produkteve të ngrira, duke sugjeruar sevirusi mund të kalojë përmes produkteve të kontaminuara.

Argumentet kundër:

Raporti theksoi se “nuk ka asnjë provë përfundimtare për transmetimin e SARS-CoV-2 nga ushqimet, dhe probabiliteti i një kontaminimi nga ushqimet e ngrira është shumë i vogël”.

Hapat e ardhshëm:

Ekspertët bëjnë thirrje për shqyrtimin e produkteve të ngrira, sidomos të kafshëve të egra të kultivuara, të shitura në tregun Huanan të Vuhanit nga dhjetori 2019, nëse kanë mbetur ende në dispozicion.

4. Rrjedhja nga laboratori

Kjo hipotezë, e cila u cilësua si “tejet e pamundur”, konsideron se SARS-CoV-2 u prezantua përmes një incidenti laboratorik. Ekspertët shqyrtuan teorinë se virusi doli nga një laborator përmes infeksionit aksidental të stafit. Por ata nuk morën në konsideratë hipotezën e lëshimit të qëllimshëm të virusit, të cilën shkencëtarët tashmë e kanë përjashtuar.

Argumente pro:

“Megjithëse të rralla, aksidentet laboratorike ndodhin”- nënvizoi raporti. Dhe CoV RaTG13, lloji më i afërt me SARS-CoV-2, i gjetur në tamponët analë të lakuriqëve, ishte sekuencuar në Institutin e Virologjisë në Vuhan.

Argumente kundër:

“Nuk ka asnjë regjistër të viruseve të lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 në asnjë laborator para dhjetorit 2019. Rreziku i rrjedhjes aksidentale të SARS-CoV-2 në laborator, është jashtëzakonisht i ulët”-shtoi ai.

Hapat e ardhshëm:

“Duhet një rishikimi i rregullt administrativ dhe i brendshëm i nivelit të sigurisë nëlaboratorët në mbarë botën. Kërkohet ndjekje e provave të reja të siguruara rreth rrjedhjeve të mundshme laboratorike”-thekson raporti. / MedicalXPress – Bota.al

Etiketa: ja cilat janë katër teoritë që janë në lojëRaporti mbi origjinën e Covid-19

Të lidhura

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Para

Mjeku i njohur del kundër Ramës: Hiqe orën policore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
Vrau vëllezërit Bardhi, Gjykata e Tiranës e dënon me burgim të përjetshëm

Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 87 çështje në gjykatat e vendit

10:42 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.