Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i BB: Shqiptarët rrezikohen nga tërmetet, PPP-të dhe keqqeverisja

Të dhënat e fundit nga Banka Botërore mbi Shqipërine paraqiten shqetësuese

18:01 19/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria rrezikohet njëkohësisht nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet si dhe nga kontratat tashmë famëkeqe të qeverisë Rama të prezantuara si partneritet publik-privat, të cilat akuzohen për korrupsion dhe klientelizëm. Shqipëria, vlerëson Banka Botërore, rrezikohet edhe nga ndërmarrjet shtetërore, kompanitë e keqmenaxhuara politikisht të cilat krijojnë vazhdimisht borxhe, ndërsa volumi i tyre i borxheve të shënuara aktualisht arrin në rekorde historike.

“Rreziqet e brendshme burojnë nga fatkeqësitë natyrore, partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga një sektor energjetik i bazuar në hidrocentrale të cilat varen kryesisht nga ndryshimet në kushtet hidrologjike,” shkruhet në një raport të Bankës Botërore të publikuar të enjten. Togfjalëshi duket se vë me të drejtë shenjën e barazimit mes fatkeqësive që mund të shkaktohen nga fenomene natyrore dhe atyre të shkaktuara nga keqqeverisja. Për shembull, tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 2019 ka shkaktuar një masë dëmesh të vlerësuar në rreth 1 miliardë euro ndërsa kontratat e partneritetit publik-privat i kanë zhytur shqiptarët në një volum borxhesh faktike në rendin e qindramilionë eurove.

Seritë më kontroverse të këtyre koncesioneve, ato të ndërtimit të impianteve të menaxhimit të mbeturinave dhe ato të sektorit të shëndetësisë, janë hetuar tani nga prokuroria në disa procese hetimore për të zbuluar klientelizëm, fryerje kostosh dhe pagesa korruptive në përmasa të mëdha. Vetëm koncesionet e incineratorëve i kanë kushtuar deri më tani shqiptarëve rreth 150 milionë euro, ndërsa kostot vijojnë të rriten për taksapaguesit e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit e zonave të tjera për shkak se të njëjtat kontrata vijojnë të zbatohen pavarësisht kostove të fryra dhe mungesës së objekteve industriale që duhej të ishin realizuar me këto kontrata koncesionare. Ndërsa hetimi i prokurorisë për kontratën e sterilizimit zbuloi kosto të fryra shumëfish për taksapaguesit si dhe një rrjet kompanish false që shërbenin për të përvetësuar fitimet e nxjerra nga faturimet me çmime të fryra.

Por janë borxhet e stërmëdha të akumuluara nga ndërmarrjet e ndryshme shtetërore, në veçanti ujësjellësat, ato që kanë shtyrë ekspertët e Bankës Botërore të vendosin shenjë barazimi mes fatkeqësive natyrore dhe pasojave që pritet të ketë keqmenaxhimi i këtyre ndërmarrjeve për taksapaaguesit. Të dhënat e bilanceve të kompanive të ujësjellësave të analizuara nga BIRN tregojnë se ato kanë akumuluar dhjetëramilionë euro humbje gjatë viteve të fundit ndërsa është një sekret i ditur nga të gjithë dhe i pranuar edhe nga kryeministri se këto ndërmarrje janë përdorur nga administratorët politikë për punësime në shkëmbim të votave.

Megjithatë, Banka Botërore shënjon një kategori tjetër ndërmarrjesh shtetërore, të cilat mbartin rreziqe të ngjashme me fatkeqësitë natyrore dhe këto janë ndërmarrjet e sektorit energjetik. Të keqmenaxhuara prej vitesh me anë të administratorëve të emëruar politikisht, gjendja financiare e këtyre ndërmarrjeve vetëm sa mund të merret me mend për shkak se ato në masë kanë shkelur ligjin për Shoqëritë Tregtare duke mos depozituar bilancet e viteve të fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.6% këtë vit, ndërsa ritmi i rritjes të ngadalësohet më tej në 3.2% në dy vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson potencialin e rritjes ekonomike të Shqipërisë në 4.5% në vit. /BIRN

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Rusia arreston gazetaren amerikane të ‘Radio Evropa e Lirë’

Rusia arreston gazetaren amerikane të 'Radio Evropa e Lirë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.