Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti DASH/ Basha: Pastrimi i parave, në çdo qelizë të shtetit

14:32 03/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme, pas raportit të DASH për pastrimin e parave Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar duke deklaruar se shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës.

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë dhe se Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020.
Basha theksoi se ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim.

“Ditën e sotme, ashtu si ditën e djeshme, kam qenë në mesin e qytetarëve të Tiranës, duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe të Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave ёshtё vetë korrupsioni qeveritar qё ёshtё i mbjellur tashmë nё çdo qelizë tё shtetit dhe tё administratës. Kёtё ju e ndjeni nё kurrizin tuaj. Nuk ka nevojё tё kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane qё tregoi se Shqipёria ёshtё kthyer tashmë njё parajsë edhe pёr Ndraghetёn, e cila pastron paratë e krimit tё organizuar me lejet e ndërtimit nё bashkinë e Tiranës. Raporti i Departamentit tё Shtetit thotë qartë se investimet nё pasuri tё paluajtshme dhe projektet e zhvillimit tё biznesit janë ndër metodat mё tё përhapura tё pastrimit tё tё ardhurave tё paligjshme dhe se boshllëqet ligjore nё legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike. Se afërsia e Shqipërisë me Europën Perëndimore dhe prania e krimit tё organizuar shqiptar nё Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin ekspozimin dhe dobësitë e Shqipërisë nё luftën kundër krimit dhe krimit tё organizuar dhe korrupsionit. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tenderë sekretë paratë për ushqimet e njerëzve. SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në Ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që çuam në prill të vitit të kaluar për akuzën se në kulmin e pandemisë, kur njerëzve duhet t’iu çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj, shkaku i paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH. Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, tha Basha.

Të lidhura

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror IRIB, pretendon se ka qenë objektiv i një...

17:42 16/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 14 Qershor 2025

Dashi Ju do të shijoni plotësisht kohën e lirë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta do të sjellin përfitime...

08:13 14/06/2025
Para

Shpërdoroi detyrën/ Gjykata shpall fajtor Adem Lalën, dënimi që i’u dha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

11:26 17/06/2025
Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

11:19 17/06/2025
Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

11:11 17/06/2025
Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

10:29 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.