Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raport i BB: Kriza e çmimeve do të përkeqësohet, të varfrit më të prekurit

08:42 25/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhirët e furnizimit dhe turbullira në tregjet financiare, dhe të gjitha këto mund të zbehin akoma më shumë perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë, lajmëroi sot Banka Botërore në Raportin e fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Banka referoi se, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit do të ndikojë negativisht tek qytetarët më të varfër.

Ndërkohë që qeveria po planifikon të vijojë me konsolidimin fiskal, kostot më të rritura në ofrimin e shërbimeve publike mund të krijojnë presione shtesë në rritjen ekonomike, pasi për të garantuar furnizimin me energji nga importet mund të nevojiten më shumë shpenzime.

“Në periudhën afatmesme, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme më të ngadalta, në nivele të ngjashme të rritjes me ato para pandemisë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Këto parashikime varen nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore, reformat strukturore të Shqipërisë, si dhe vazhdimi i rrugës së konsolidimit fiskal”.

Në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë, performanca e ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor vijon të ndikohet nga tensionet globale, të cilat po krijojnë probleme të konsiderueshme për rajonin.

“Ndërsa rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fortë, është e qartë se rajoni tashmë po përballet me një situatë të vështirë,” tha Sanja Madzarevic-Sujster, Ekonomiste e Lartë e Bankës Botërore dhe një nga autorët kryesorë të raportit.

“Perspektiva e rajonit po rëndohet ndjeshëm nga një kombinim i goditjeve. Kushtet më të shtrënguara të financimit në tregjet ndërkombëtarë, ngadalësimi i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të kenë ndikim në sektorin financiar të rajonit.”

I gjendur përballë goditjeve aktuale, Ballkani Perëndimor duhet t’i japë përparësi politikave mbështetëse për shtresat e cenueshme, duke siguruar që masat të jenë të fokusuara dhe të kufizuara në kohë me qëllim minimizimin e rreziqeve fiskale. Rajoni duhet t’i japë gjithashtu përparësi dhe reformave që nxisin rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, dhe me kosto të kufizuar fiskale.

Sipas raportit, reforma të tilla do të përfshinin masa për rritjen e nivelit të konkurrencës në treg, heqjen e barrierave të hyrjes në treg për biznesin, nxitjen e mbajtjes së investitorëve të huaj ekzistues dhe riinvestimeve të tyre, zvogëlimin e barrierave për pjesëmarrjen e femrave në forcën e punës, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e standardeve të qeverisjes, përfshirë dixhitalizimin.

Kriza aktuale thekson gjithashtu rëndësinë e përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër në rajon për kalimin nga përdorimi i hidrokarbureve të paqëndrueshme drejt prodhimit më të pastër të energjisë elektrike, si dhe drejt modeleve më të gjelbërta të prodhimit dhe konsumit, thuhet në raport.

Përballë goditjeve aktuale, Shqipëria ka nevojë për politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe pasojat e saj në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ngadalësimin e rritjes së ekonomisë botërore ka gjasa të kufizojnë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Pas rritjes së fuqishme të PBB-së në vitin 2021, rritja ekonomike e vendit parashikohet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022,

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, e nxitur nga konsumi privat, eksportet dhe investimet. Tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra në 11.3 për qind. Pas reduktimit të ndjeshëm në vitin 2021, varfëria pritet të vijojë trajektoren rënëse, por presionet rritëse inflacioniste do të ngadalësojnë progresin e arritur kohët e fundit./RevistaMonitor

Të lidhura

Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve
Aktualitet

Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve

Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit gjatë muajit maj 2025, duke shënuar shifra rekord në numrin e...

13:20 16/07/2025
I iku me shpejtësi patrullës së policisë, aksidentohet dhe ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali
Bota

I iku me shpejtësi patrullës së policisë, aksidentohet dhe ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Treviso të Italisë. Mediat vendase raportojnë se...

12:54 16/07/2025
Para
Shqipëria po plaket, kosto vjetore e pensioneve të reja 76 mln euro në 2023-2025

Shqipëria po plaket, kosto vjetore e pensioneve të reja 76 mln euro në 2023-2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve

Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve

13:20 16/07/2025
I iku me shpejtësi patrullës së policisë, aksidentohet dhe ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

I iku me shpejtësi patrullës së policisë, aksidentohet dhe ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

12:54 16/07/2025
Kur Dom Vlashi flet, politika shqetësohet: Jo rasti i parë që përballet me pushtetin

Kur Dom Vlashi flet, politika shqetësohet: Jo rasti i parë që përballet me pushtetin

12:49 16/07/2025
Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, verifikohen edhe kartelat e takimeve

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, verifikohen edhe kartelat e takimeve

12:39 16/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.