Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët, të cilët votuan për herë të parë.
Pas votimit, Haradinaj bëri një deklaratë të shkurtër për mediat, duke ftuar qytetarët të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku.”, tha Haradinaj shkurtimisht.