Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama telefonatë me ministren e Arsimit, tregon kërkesën që ka për Komitetin Teknik

17:15 09/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar serinë e telefonatave me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste dhe radhën e ka pasur Evis Kushi. Videon e ka publikuar në Facebook vetë Rama ndërsa gjatë bisedës ai ka shfaqur sërish shqetësimin e tij për grumbullimet e Partisë Demokratike, ndërsa ka zbuluar edhe kërkesën që i ka drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve. Rama deklaroi se i ka kërkuar Komitetit të zgjatet ora policore dhe të shkojë të paktën deri në orën 21:00 ose 22:00 të paktën për  muajin e Ramazanit.

Biseda e plote:

Rama: O zysha po ku mo zysha, se ngela duke i ra telefonit.
Kushi: Jam në terren, në fushatë intensivisht.
Rama: Si shkojnë punët?
Kushi: Mirë, jemi cdo ditë me njerëzit, takim me emigrantë, vajza, të rinj, pensionist. Situata duket mirë. Elbasani mezi po pret ditën e votimit. Kam besim se rezultati do të jetë shumë kuptimplot këtë herë. Ndjehet optimizmi, fryma, ndjehet mbështetja.
Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Ato sondazhet janë fantastike në Elbasan, por problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet, por me njerëzit.
Kushi: Jo, jo, ne jemi cdo ditë me njerëzit. Ndonjëherë e kemi të vështirë se shumë njerëz duan të na bashkohen në takime, ndërkohë që duhet të respektojmë rregullat. E kemi shumë merak këtë pjesë, jemi strikt. Por që njerëzit janë të gatshëm të na bashkohen, edhe kur ju trokasim në dyer. Madje edhe te të djathtë kur trokasim, na e hapin derën, na përgjigjen.
Rama: E cfarë thonë?
Kushi: Një pjesë janë largu dhe prej atyre, pjesa tjetër diskutojnë, kërkojnë.
Rama: Alo. He se jam në këto kthesat, se po largohem nga pjesa poshtë fare në jug e po shkoj për lart, e jam në këto kthesat. Çfarë po thoje, se s’të dëgjova mirë.

Kushi: Po thoja që njerëzit duan që të vazhdojmë, të mos kthehemi pas. Madje kjo ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për të lëkundurit, se e panë rrezikun, e panë çfarë do me thënë të kthehesh pas, në rrëmujë, e paligjshmëri. Ka shkaktuar shumë pakënaqësi ajo ngjarja.

Rama: Ajo ishte një çmenduri e vërtetë, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata, nuk është puna se ndryshon koha. Ja urdhëro, ajo që pamë, ajo është mënyra si këta i qasen shtetit. Janë anti-shtet komplet.
Kushi: Po, po, edhe mësuesit kur i takoj, apo infermierët, e kanë të qartë se çfarë do të thotë të kthehesh pas, se do rrezikonin meritokracinë, që mezi e ndërtuam. Çdo herë që i takoj janë mirënjohës shumë për portalin “Mësues për Shqipërinë”. Më të kënaqur janë prindërit madje, se e shohin se fëmijët e tyre janë profesionistë.
Rama: Po erdhën ata, fillojnë nga e para ‘kush je ti, ca tesere ke, ik se do vijë ky tjetri, kjo tjetra, pa arsim përkatës’. I di ti. Po këta xhagajdurët e kontrollit tokësor të presidentit cfarë bëjnë?
Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI vazhdojnë të na bashkohen ne në fushatë, një pjesë shkojnë edhe te PD, të them të vërtetën.
Rama: Janë ata që i kanë rekrutuar me vende pune, e ke parasysh.
Kushi: Po pjesa më e madhe e kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.
Rama: Nejse, kujdes dhe kij parasysh metodat e tyre, sidomos ditët e fundit, se dihet ajo punë. Edhe është habi e madhe se tamam bërtet hajduti ‘kapni hajdutin’. ‘Do i presim duart, atyre që blejnë vota’. E ke parasysh tani, i bie që të dalin pa duar që nga ai e plotë të tjerët, po nejse.

Kushi: Qytetarët tanë presin projektet e reja, sidomos projektin e Kalasë.
Rama: Do ta bëjmë patjetër atë, se kemi dhe ministren e Arsimit nga Kalaja tani s’kemi nga luajmë. Se ma ke nxi jetën me atë Kala mo xhan, por do ta bëjmë.
Kushi: Është Kalaja e historisë, ka shumë arsye pse duhet rindërtuar.
Rama: Pa diskutim, por Kalaja të mbështesë gocën e vet dhe ne e mbështesim Kalanë bashkë me gocën.
Kushi: Kam dhe një kërkesë nga qytetarët, ata kanë cik merakun e orës policore, se të gjithë që takoj është që duan të zgjatet të paktën deri në 21:00 ose deri në 22:00, sidomos për muajin e ramazanit. Komiteti i Ekspertëve është mirë ta shikojë pak.
Rama: Atyre nuk ju flitet kollaj, por një kërkesë me arsyetim që ‘a mund të bëhet kjo’, e kemi bërë. Tani të shohim, janë shumë të shqetësuar ata.
Kushi: Po tani ndoshta edhe me procesin e vaksinimit, mund të bëhet.
Rama: E di, por vaksinimi duhet shoqëruar me distancim dhe rregull. Alo, të humba më duket. Mirë zysha flasim më vonë.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/488364755908674/

Etiketa: evis kushirama

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Bilanci Covid-19/ Në 24 orë raportohen 7 viktima, bie numri i infektimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.