Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama takohet me kryeministrin japonez: Të bashkohemi për të hequr vizat mes dy vendeve

18:00 22/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me homologun japonez Fumio Kishida. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se dy vendet duhet të bashkohen edhe pse janë shumë larg gjeografikisht. Sipas tij, bashkim vjen kur qytetarët nuk kanë kufizime në lëvizje.

“Do të doja që ta përmbyllja pjesën time duke u bashkuar me kryeministrin e nderuar për të theksuar nevojën dhe dëshirën për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, për forcimin e bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për të parë që të ketë më shumë gjëra që ndodhin mes dy vendeve tona. Vërtetë ne jemi larg gjeografikisht, jemi ndryshe, në kuptimin që Japonia është e madhe dhe ne jemi të vegjël, Japonia është e pasur, ne nuk jemi aq të pasur, por në një botë që është e përshirë gjithnjë e më tepër nga shqetësimet, nga krizat e papritura ne besojmë se më shumë se sa dallimet, ajo që na bashkon janë vlerat dhe të jesh pjesë e kësaj familjeje vlerash është shumë më e rëndësishme sot se dje dhe mund të jetë më e rëndësishme nesër sesa sot. Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet dhe edhe një herë dua të falënderoj  me gjithë zemër kryeministrin, ambasadorin japonez në Shqipëri, të gjithë ata që janë treguar kaq të sjellshëm me ne gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në Tokio dhe po ashtu të gjithë gazetarët e pranishëm këtu,” tha Rama

Kryeministri i Japonisë bëri të qartë se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të bëhej i veçuar, pa përfshirjen e shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor.

“Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe përbashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë. Nga ky këndvështrim përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e nga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor”, tha Kishida.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para
Presidentja moldave fton Biden të vizitojë vendin mes tensioneve në Rusi

Presidentja moldave fton Biden të vizitojë vendin mes tensioneve në Rusi

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English