Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar sot projektin për ndërtimin e Portit Tregtar të Porto Romanos. Në konferencën për shtyp ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e 30 kompanive evropiane, Rama u shpreh se vetëm njëra prej tyre do e fitojë tenderin duke theksuar se ky projekt ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë por të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, por nuk i kurseu batutat edhe me përfaqësuesit e firmave që do të mbanin secili nga një fjalim para tij.
“Kishim kohën e nevojshme për të shqyrtuar këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin dhe besoj edhe për rajonin e Evropës Juglindore dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për ardhjen deri këtu, për këtë ballafaqim çka në këndvështrimin tim tregon jo vetëm interes por edhe besim. Dua t’ju siguroj se jemi të vetdijshëm qoftë për paragjykimet me të cilat duhet të përballemi kur është fjala për të hapur ekonominë tonë, dyert e dritaret në mënyrë që të gjithë ata që duan të përfshihen në ekonomi t’i gëzojnë këto mundësi. Do e shihni pse unë ato i quaj paragjykime dhe jo perceptime në realitetin për të pasur procese transparente dhe me integritet. Për të pasur procese që në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë.
Natyrisht për ne si vend i gjithë ky proces është i shtrirë në kohë, ne vijmë nga një e shkuar aspak bujare me ne dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri moderne dhe një ekonomi të hapur e konkurruese mund të konsiderohen shumë por edhe pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. Pikërisht për këtë arsye, duke qenë se eksperienca nuk është në anën tonë ne i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare dhe padiskutim në nivel botëror është kompania “Royal HaskoningDHV” e cila po punon intensivisht me seriozitet dhe kapacitete teknik e talent për t’u admiruar. Jemi shumë mirënjohës, nuk po punojmë falas që të jemi të qartë.
Holandezët janë sa të zotë aq dhe të shtrenjtë. Në fund të ditës e meritojnë atë që marrin, kështuqë nuk kemi asnjë pishman që po i paguajmë jo dhe aq lirë. Mund të konsiderohen shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. E pikërisht për këtë arsye, duke qenë të vetëdijshëm që eksperienca nuk është në anën tonë, më shumë i jemi ofruar ndërkombëtarëve. Unë dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që iu kemi ju këtu. Unë e kam para listën e kompanive që kanë një shtrirje gjeografike goxha mbresëlënëse. 30 kompani të kësaj fushe, të gjitha të mbledhura këtu thjesht na mbushin me optimizëm dhe kënaqësi. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për partnerët e duhur, që kanë treguar se çfarë janë të zotë të bëjnë. Kështu që po e mbyll me kaq, ju siguroj që edhe pse keni parë plot prezantime, ustallarë, do të keni mundësinë të ndiqni një prezantim që të përjetoni një eksperiencë unikale. Unë kur e kam ndjekur për herë të parë më është impresioniuar se më dukej si një studio në Firence. Janë ustallarë të një niveli mahnitës. Me këto fjalë që nuk do të ulin çmimin e projektit, se këta kënaqen me fjalët e mira, nuk ulin asnjë qindarkë. nuk bëjnë asnjë skonto. Nuk dëgjoi asnjë fjalë nga fjalimi se e ka mendjen tek prezantimi, po s’ka faj se ky me rrogë është,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.