Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e Gramshit, në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 25 prillit. Rama në takimin e zhvilluar me të rinjtë e këtij qyteti, ka thënë se ju duhet të ndiheni krenarë, për këtë shtëpi të përbashkët ku jetojnë shqiptaret. Kryeministri ndër të tjera ka thënë se kush do të largohet nga vendi se ka dëshirë le të largohet, por mos të ikë se ky vend nuk bëhet. Ndër të tjera ai ka shtuar se kjo gjë na pengon, por nuk mund ti biem shkurtë dhe të dorëzohemi dhe tundohemi nga ofertat e tyre mijëra euro. Ai ndër të tjera ka thënë se asgjë nuk bie nga qielli dhe se gjithçka fitohet me punë.
“Ju duhet të jeni krenarë jo vetëm për këtë shtëpi të përbashkët ku jetojnë shqiptarët. Kushdo që ta bëjë dhe të bëjë një tjetër ndryshim, le të ikë, i vaftë mbarë, por jo të ikë sepse ky vend nuk bën. Ne do të pengohemi por nuk do t’i biem shkurt. Nuk do të joshemi nga ofertat çudibërëse të recetave të tyre, mijëra euro për një çift të rinj, mijëra euro për student, mijëra e mijëra euro për këta e ata.
Ju i keni dëgjuar, ju jeni të vegjël, por prindërit tuaj i kanë dëgjuar. Nëse do funskiononte kjo gjë, do ta kishin bërë shtetet e tjera. Do të kishim qëndruar dhe ne dhe do të prisnim se mos do binte ndonjë gjë nga qielli. Asgjë nuk bie nga qielli, asgjë nuk vjen nga qielli, përveçse me punë e sakrifica. Nuk ka në asnjë sektor që të thotë se gjërat erdhën nga qielli dhe ta bën jetën fushore. Nuk ka.
Të tjerëve nuk ua bëjmë suksesin si gjënë më të lehtë, për të arritur aty ku duhet ne duhet të bashkohemi edhe më shumë. Nuk kemi luksin që të përçahemi përsëri, neve sot duhet të bëhemi sërish bashkë dhe me vetëdije se të gjitha gjërat, duan punë që të vijnë përpara. Ajo e atyre është një histori që ua kemi parë sherrin. Është e rëndësishme që bashkëmoshatarëve tuaj tu flisni shumë hapur, tua bëni shumë të qartë, se vota është një vendim shumë i rëndësishëm…do vazhdojmë të ngjitemi apo do zbresim poshtë përsëri?”, ka thënë kryeministri ivendit Edi Rama.