Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

20:26 19/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kanina, dikur një nga zonat më të gjalla blegtorale në jug të vendit, po fshihet nga harta me firmën e Edi Ramës. Në një projekt që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin lokal dhe as me interesin publik, por vetëm me interesin e një oligarku mediatik nga Tirana, qeveria ka vendosur t’i japë me qira për 10 vjet (me të drejtë rinovimi) 834 hektarë tokë publike në faqet e malit Shashicë-Gumenicë, për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Toka që historikisht është përdorur nga banorët e Kaninës për bagëti dhe jetesën e përditshme, do të zhduket si ekonomi, si burim jetese dhe si identitet. Në emër të energjisë së rinovueshme, Shqipëria po sakrifikon fshatin dhe bujqësinë, jo për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, por për t’ua dhuruar pasuritë publike klientëve të Ramës. Dhe Kanina është vetëm shembulli i radhës në këtë strategji të sistemuar grabitjeje të tokës.

Që në nëntor të vitit të kaluar, në tavolinën e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, mbërriti një “shprehje interesi” për ndërtimin e këtij parku, që do të përpinte të gjithë faqen e malit të Kaninës. Zona nuk është e pabanueshme, përkundrazi. Atje gjenden qindra stane, mbi 7 mijë krerë bagëti, dhe familje që jetojnë prej brezash me të ardhurat që sigurojnë nga blegtoria. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë.

Në vend të mbrojtjes së jetesës së banorëve, u ushtrua presion politik. Rama kërkoi që procedurat të nisin, ndërsa Dredha, përballë rezistencës së komunitetit lokal, u përpoq t’ia zvarriste miratimin projektit. Por kjo nuk i pëlqeu Kryeministrit. Pamjet filmike nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste tregojnë një Rama të tërbuar që i bërtet kryebashkiakut të tij. Fillimisht për zjarret në Vlorë, por realisht për “dredhitë” me tokën e Kaninës.

Përgjigjja e Ramës ishte brutale: zbarkim personal në Vlorë dhe një shkarkim masiv i të gjithë drejtorëve të bashkisë. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, një kryeministër ndërhyn në këtë mënyrë në një pushtet tjetër. Një shtetrrethim politik që e ktheu Bashkinë e Vlorës në një repart ushtarak nën komandë të drejtpërdrejtë.

Dhe ja ku jemi: menjëherë pas këtij operacioni politik, Ermal Dredha firmos projektvendimin për dhënien me qira të tokës. Fati i Kaninës tashmë do të vuloset më 21 korrik në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Ironia është se nuk dimë as emrin e kompanisë që përfiton këtë pasuri publike. Vetëm nën zë përmendet një emër i njohur oligark, që ka marrë prona dhe projekte gjithandej në Jug. Sot, po bëhet pronar edhe i Kaninës.

Banorët e Kaninës kanë ikur. Shpopullimi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të qeverisë. Kush do të protestojë për këtë tokë? Kush do të kundërshtojë, kur votuesit kanë emigruar ose janë varfëruar në kufijtë e mbijetesës? Kanina votoi 88% për Partinë Socialiste. Tani, ky është shpërblimi.

Në këtë skemë, nuk ka më rëndësi qytetari, komuniteti, historia apo trashëgimia. Ka rëndësi vetëm që projekti i radhës të kalojë. Që klienti i radhës të marrë pjesën e vet. Që toka të mos jetë më për bagëtinë, por për profitin. Shqipëria po zbrazet, toka po grabitet, dhe në fund, kur të kenë ikur të gjithë, “pronari i Shqipërisë” do mbetet vetëm, bashkë me oligarkët e tij. Dhe ky është fundi i çdo ideje për zhvillim të qëndrueshëm apo drejtësi sociale në këtë vend.

Etiketa: edi ramaErmal dredhakaninareformaeditorial

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë

Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.