Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga Shiroka në rrjetin e tij social “Facebook”.
Videon e ka komentuar vetë kryeministri, i cili është shprehur se Shiroka e mrekullueshme është lënë në rrënim e në harresë për shumë vite nga Bashkia e Shkodrës.
Kryeministri Rama, u ka premtuar ndjekësve të tij se shumë shpejt projekti i Rilindjes Urbane të Shirokës do të vijojë edhe në vijën liqenore të qytetit.
Postimi i kryeministrit ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e tij, ku nuk përjashtohen as pyetjet se çfarë do të bëhet për hapjen e kufijve të Shqipërisë, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Postimi i plotë i Ramës:


https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157755536636523