Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka telefonuar kandidatin e PS-së për qarkun e Kukësit, Petrit Malaj, i cili ndodhet në Tropojë i angazhuar për fushatën elektorale. Rama gjatë bisedës telefonike me Malajn, nënvizoi së mandatin e tretë e duan që të vazhdojnë punët që kanë nisur dhe se në fokus, do të jetë mbështetja e fortë për turizmin malor për ta strukturuar, qoftë me agro-turizimin, qoftë edhe me investimet e huaja.
Biseda telefonike mes kryeministrit Rama dhe Malajt:
Rama: Çfarë thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?!
Malaj: Ne po kalojmë një situatë të mirë dhe kam përshtypjen që tropojanët kanë rënë aty ku duhet, brenda asaj siç janë ato fisnikë dhe të dashur, njerëzit e mi unë mburrem gjithmonë me ta. Jam përpjekur që t’i bëj atë që i kam vënë synim vetës t’i takoj dhe të flas sy më sy me ta. Brenda tyre, unë shoh që ka shpresë që në këtë vend ne mund të bëjmë gjëra të mira.
Rama: Ata e kanë parë se çfarë ndryshimi ka ndodhur atje qysh se ne filluam të punojmë dhe bashkëpunimin që patëm me kryetarin e PD-së në atë kohë dhe kemi bashkëpunuar.
Malaj: Dy janë faktorët që më bëjnë të ndihem mirë këtu, ajo që unë jam pjesë e këtij komuniteti një tropojan. E ndjej veten në mënyrë të shkëlqyer kudo që shkoj.
Rama: Ti je gur i rëndë aty ku je në Akademinë e Arteve, kjo është një nisëm dashurinë për atë vend dëshirën për të thelluar ndryshimin. Duhet ta përcjellim që Petriti është një tropojan i angazhuar për vendin e vet dhe jo për veten e vet. Nuk je në kërkim të një vendi pune.
Malaj: Po flisja për prindërit e mi pak më parë, këto investime që ju i përmendet janë të prekshme dhe janë reale, me rrugët që janë hapur. Bashkia ka hapur shumë fronte pune në infrastrukturë dhe me vepra të tjera që po punohet.
Rama: Ky mandat do të ketë një fokus më të qartë dhe më të fortë në turizmin malor për ta strukturuar më shumë, qoftë edhe me agro-turizmin, qoftë edhe nëpërmjet investimeve të huaja që mund të vijnë atje dhe që ne do ti sjellim, e ardhmja është tërheqëse.
Malaj: Ajo që kam marrë nga njerëzit, është një domosdoshmëri zhvillimi i turizmit malor. Ky vend është një vend si përrallë.
Rama: Më ke marrë peng, ma ke vënë një kusht! Thuaji atyre bëjua të qartë duhet një mbështetje që ne të bëjmë punën dhe jo për vete. Duhet luftuar deri në fund tifozllëku absurd politik. Nuk po i thotë kush ndonjë demokrati të bëhet socialist, por të shohë interesin e Tropojës dhe të vetin. Nuk ka krahasim me çfarë kemi bërë ne dhe çfarë kanë bërë ata. I lanë si xhep fals atje për çerek shekulli, ndërkohë që ne kemi bërë gjëra fantastike.
Malaj: Do të doja që të vije dhe të komunikojmë, e di që do të presim siç duhet. Ti do të vish atje se do të hapim dhe aeroportin e Kukësit.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/565515571082752