Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama për kandidatin e Opozitës: S’më duhet çfarë djali është, por a është kalë i mirë

18:59 07/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vitën e qytetarëve në Rrëshen për kandidatin e PS-së për Bashkinë, Bdrec Dedaj. Ai e krahasoi me të zgjedhurin nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për të cilin tha se e lavdërojnë se është ‘djalë i mirë’. Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë nuk duhet vënë re pasi të gjithë janë djem të mirë, por duhen parë nga puna që bëjnë. Me humor, kryeministri tha se madje kandidati duhet parë nëse ëhstë ‘kalë i mirë’ dhe a mban ngarkesë sepse djem të mirë janë të gjithë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse do kishim pasur një rrugë më të lehtë, nëse ne nuk do ta kishim pasur imponimin e këtyre forcave të paparashikuara të natyrës që na dolën përballë dhe që do kishin gjunjëzuar edhe një elefant e jo një Shqipëri të vogël dhe ende jo aq të fortë sa për të përballuar goditje të kësaj natyre njëra pas tjetrës, sigurisht ne do kishim bërë shumë më tepër e megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, ne sot e kemi sjellë ekonominë shqiptare në pikën që mundet të bëjmë rritjen më të madhe historike të pagës, duke bërë që paga mesatare në sektorin publik nga 530 euro që ishte përpara se të fillonte rritja që ka filluar tani në fund të prillit dhe në fillim të majit, deri në prillin e ardhshëm të bëhet 900 euro dhe patjetër kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës në sektorin privat, ku ne e kemi çuar pagën minimale në 40 mijë lekë, përtej parashikimit tone, por edhe më programin e atyre të tjerëve që ju e dini shumë mirë si i shkruajnë programet, tamam si ky këtu që thotë “Jam djalë i mire”. Muhabet kot domethënë, djalë i mirë, ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse, ne kemi ardhur këtu për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm dhe nuk po kërkojmë dhëndër, por po kërkojmë njeriun që do të marrim në punë për katër vite që do vazhdojë të punojë për Mirditën. Çdo gjë e kisha dëgjuar por një kandidat që thotë “Jam djalë i mirë, më jepni votën” kjo është hera e parë që e dëgjoj dhe kur mua më thonë “Ky është djalë i mirë” them “Nuk kam motër për të martuar, kështu që është i zoti apo nuk është i zoti” se djalë i mirë është për veten e vet, është për familjen e vet, bukuri shumë por a është i zoti, a mban ngarkesë, a e tërheq karrocën, a është “kalë” i mirë se djalë i mirë… por mësa shoh unë, ai i paska gjunjët copë.  Unë natyrisht nuk dua të merrem sepse nuk e njoh fare kush është por kam qeshur shumë tani që po vija dhe më thanë “Është njëri që thotë jam djalë i mirë” por përtej djalit të mirë unë mendoj që ky djali, si dhe të gjithë ata djemtë e tjerë që kanë dalë rrugëve për të kërkuar vota për t’u bërë kryetarë bashkie nuk janë mirë këtu (në mendje)  mund të jenë këtu (në zemër)  ose me ndonjë vend tjetër, por këtu nuk janë mirë sepse të marrësh përsipër t’i japësh fytyrën, t’i japësh emrin, t’i japësh zërin një gërdalle nongrata dhe një tjetri që i madh dhe i vogël e njeh që është i pakorrigjueshëm do të thotë që të mos jesh mirë, që të mos kesh aftësi të arsyetosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq për vendin tënd, në radhë të parë.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Kërcënimet e Majlinda Bufit ndaj qytetarëve, Berisha paralajmëron

Kërcënimet e Majlinda Bufit ndaj qytetarëve, Berisha paralajmëron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.