Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama paralajmëron shtrëngim të masave! Lokalet në buzë të greminës, nuk mendojnë më për të bërë biznes

20:38 08/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, për të folur mbi pandeminë, që po qarkullon në vend prej 1. Përveçse sinjalizoi mbërritjen e mundshme të varianteve të reja COVID në Shqipëri, Rama nuk humbi rastin edhe të hiqte disa përgjegjësi nga vetja për menaxhimin e situatës. Kryeministri u shpreh se fajin për rritjen e rasteve e kanë bizneset dhe klientët që nuk kanë respektuar masat e vendosura.

“Me vjen keq që shoh inspektorë, gjëja e fundit që dua të shoh unë që inspektorët hyjnë e dalin në biznese. E kam shumë të qartë që kur nëpër lokale, jo dy metra, por rrinë ngjitur aty dhe bëjnë party. Ja marrin njëri-tjetrit Covid-in vesh më vesh….do përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave pa dashur të kthehemi tek kufizimet e vitit të shkuar”, tha Rama, duke theksuar se mund të ketë një kufizim në orarin e daljes.

Mirëpo çfarë ndodh në këtë rast me bizneset që përmend kryeministri?

“Iconstyle.al” ka ndjekur gjithmonë me shqetësim krizën që kanë kaluar baret dhe restorantet përgjatë pandemisë. Këto ishin bizneset që u prekën më shumë nga karantina e parë, që zgjati 3 muaj, e si pasojë pati një reduktim në masë në stafin e punonjësve. Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, ka pohuar më herët për iconstyle.al se xhiroja e këtyre bizneseve është reduktuar me 50% dhe se është ulur akoma më shumë pas ndryshimeve të herë pas hershme në orën policore.

Ndërkohë sipas Jahaj nëse do të ketë sërish një tjetër kufizim në orar do të preken shumë turnet e dyta dhe në këtë industri nuk do të ekzistojë më koncepti i biznesit.

“Kjo do preki turnet e dyta të cilat baret dhe restorantet i kanë mbajtur me shumë forcë. Këta njerëz do dalin të papunë dhe do shkojnë të kërkojnë ndihmë sociale dhe ekonomike, kjo do jetë në dëm të shtetit dhe ekonomisë. Jemi të lodhur në nivel biznesi duke mbajtur me forcë me mish e me shpirt stafet ka ardhur momenti që nuk i përballojmë shpenzimet. S’ka më biznes në këtë lloj industrie, ka vetëm një punë për të mbajtur veten me bukë për të mos ndenjur në shtëpi”, ka thënë Jahaj ditën e sotme.

Baret dhe restorantet nuk janë problemi i vetëm!
Baret dhe restorantet nuk janë elementi i vetëm që përbëjnë problem për shtimin e rasteve të reja. As në shkolla dhe transport publik nuk ka respektim të masave, që vjen sa nga mosndërgjegjësimi i popullit, por edhe nga papërgjegjshmëria institucionale. Për këtë arsye Jahaj ka bërë thirrje që ndërgjegjësimi të fillojë në nivel individi e më tej tek bizneset.

“Le të penalizohen sa të duan bizneset, sot po flasim për një mbajtje aktiviteti për të qenë në punë dhe rritja e penalizimit nuk do të ndihmojë. Çdo gjë fillon nga individi është si puna e asaj që ne kërkojmë një ambient më të pastër, do ta shohim në derën e shtëpisë tonë dhe pastaj të merremi me komunitetin”, ka thënë kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve për “Report Tv”.
Shumica e bizneseve penalizohen nga konkurrenca e pandershme

Një pjesë e madhe e restoranteve dhe bareve janë penalizuar edhe nga konkurrenca e pandershme këto kohë. Për disa prej tyre rregullat e vendosura nga qeveria nuk kanë funksionuar, duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet për të mbajtur hapur objektet e tyre edhe jashtë orarit të lejuar.

Ne kemi parë shpesh se si policia ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh, pa marrë asnjë lloj mase ndaj disa bizneseve që kanë shkelur të gjithë rregullat e pandemisë, duke nisur nga shkelja e orarit e deri tek mosrespektimi i distancës. Lidhja e drejtpërdrejtë e disa biznesmenëve me qeverinë apo edhe dhënia e parave nën dorë, i ka lejuar shumë prej tyre të vazhdojnë të lirë aktivitetin. Nga ana tjetër ata më “të dobëtit” nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lloj manovre, duke rrezikuar kështu falimentimin.

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para

Ndeshja e Real Sociedad me Manchester United mund të zhvendoset në Torino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.