Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit në kohët e vështira që po kalon bota. Ai theksoi se Shqipëria, pas kryesimit të Këshillit të Sigurimit, ka për qëllim të përfaqësojë vlerat universale, duke ftuar vendet të shkojnë përtej zonave të rehatisë. Duke u fokusuar në situatën në Ballkan, Rama e përshkroi Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe një pjesë integrale të komunitetit euroatlantik, duke bërë thirrje për njohjen e saj nga të gjitha shtetet. Ai përfundoi duke theksuar nevojën për të punuar së bashku për të siguruar një të ardhme paqeje dhe stabiliteti.
“Kohërat ku jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Shqipëria I bashkohet këtij misioni pas kryesimit të Këshillit të Sigurimit. Kishim për qëllim të përfaqësonim atë grup vendesh që qëndron për ato vlera që janë të pangeociueshme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe një dorë të shtrirë për bashkëpunim. Toleranca nënkupton të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë.
Për shqiptarët tolerance nuk është thjesht pranimi pasiv i diversiteti. Shqipëria është i vetmi vend që mbylli luftën me më shumë hebrenj se sa kishte në fillim. Kjo kërkon frymë që të angazhohesh dhe të ndërtosh ura për të nxitur mirëkuptimin e paqen e mëtejshme duke vënë veten në vendin e tjetrit.
U dhamë strehë mijëra refugjatëve iranianë që sulmoheshin e masakroheshin nga vrasësit e Teheranit. Paguam një çmim të madh për këtë, pasi regjimi i Teheranit synoi të fshinte gjithë infrastrukturën tonë të shërbimeve digjitale publike. Ne nuk u lëkundëm në angazhimin tonë për të strehuar ata njerëz në vendin tonë për sa kohë të duhet. Mikpritja jonë lidhet vetëm me bindjen humaniste të gdhendur në shpirtin tonë si komb. Së fundmi i shtrimë dorën mikes tonë të veçantë, Italisë për ta ndihmuar me një prej dukurive më trysnuese të kohëve tona. U përpoqëm të vepronim, duke mos qëndruar duarlidhur. Duke u përpjekur të bëjmë diçka konstruktive bëmë pjesën tonë. Kjo marrëdhënie fqinjësie të mirë është boshti i relatave në rajonin tonë. Plagët e lëna pas shpërbërjes së Jugosllavisë kanë ende nevojë të shërohen. Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor jemi rrekur të bëhemi bashkë e të flasim për sfidat e përbashkëta. Është bindja e Shqipërisë për të parë të shkuarën me sytë e së ardhmes. Sot kemi mundësinë historike, në kontekstin e një rreziku historik, ku agresioni rus duhet të na shërbejë si zile e përhershme alarmi.
Duhet të punojmë pa reshtur mes vetes sonë në rajon e me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm, Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm si shtet që qëndron në mes të Ballkanit Perëndimor. Çdo paralele e hequr mes Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë synim të hutojnë ata në këtë ndërtesë e në opinionin ndërkombëtar, por Kosova është tani pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe aspirantë reale e komunitetit euroatlantik. Nuk mund të mbahet peng me justifikime të rreme, duke e nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin vendin e Kosovës me të drejtë në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha Rama.