Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama: “Mjekët të alarmuar, rrini drejt në këtë luftë se nuk do ketë më vende në varreza”

19:26 20/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Beteja me COVID-19 po bëhet edhe më e ashpër me kalimin e ditëve dhe në këto kushte është shumë e rëndësishme që shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet dhe të veprojë në bazë të masave të marra nga qeveria.

Tragjedia italiane duhet të na shërbejë për të parandaluar një skenar të mundshëm në vendin tonë e këtë mesazh janë munduar të na e përcjellin çdo ditë mjekët, qeveria, apo edhe italianët.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe zbatimin e urdhrave të qeverisë për t’u izoluar në banesa.

Këtë status ai e ka shoqëruar me një mesazh nga mjekët e Infektivit që kërkojnë nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, teksa kreu i qeverisë shkruan se mjekët po bëjnë heroizëm, kurse qytetarët që dalin në rrugë i quan sabotarorë që po bëjnë tradhëti të pashembullt.

Madje, në fund e mbyll me paralajmërimin e frikshëm se nëse nuk rrimë drejt në këtë luftë, nuk do kemi vende as në varreza, sikundër po shohim në Itali.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/590151481715105/

“MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI! KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT! NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!”, shkruan Rama.

Ndërsa, shefja e Infektivit Najada Çomos shprehet: “Përshëndetje nga shërbimi Infektiv në cilësinë e shefes së këtij shërbimi. Numri i personave të shtruar ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e përgjithshëm e pacientëve është mesatare dhe disa prej tyre janë në gjendje të rënduar dhe po mbahen me terapi intensive. Dal me përgjegjësi të plotë se ndihma e shëbimit Infektiv është shumë e kulifikuar dhe po bëjmë gjithçka për të shpëtuar këta persona, por na duhet dhe ndihma juaj të izoloheni dhe të mos takoni persona, të mos frekuentoni ambiente publike sepse vetëm kështu mund t’ia dalim”.

Numri total i viktimave në rang botëror deri tani është 11, 186 persona dhe janë 265,976 të infektuar në 183 vende, teksa deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë infektuar 70 të tjerë, teksa në Kosovë janë 22 persona të infektuar me COVID-19.

Të lidhura

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor
Aktualitet

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

Në kuadër të Ditës Botërore të Trurit, ekspertë nga fusha të ndryshme janë mbledhur në një forum të organizuar nga...

18:45 21/07/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Ferizajn dhe Kalbajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg...

18:39 21/07/2025
Para

OBSH: "Kujdesuni për shëndetin mendor, ndiqni këto këshilla për ta kaluar lehtë Coronavirusin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

18:45 21/07/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Ferizajn dhe Kalbajn

18:39 21/07/2025
Papa Leoni XIV apel për paqe: Të ndalet dhuna, të nxisim dialogun

Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

18:25 21/07/2025
Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

18:14 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.