Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, pati një bisedë aspak të këndshme me të me emisionin “Wake Up”. Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se nuk është shmangur asnjëherë nga përgjegjësitë, për të shtuar më pas se PS do të fitojë edhe më bindshëm se në vitin 2017.
“Nuk kam pasur asnjë moment shmangieje. Jam krenar! Mjafton të marrësh një sektor dhe ta shohësh ndryshimin e bërë krahasuar me ditën që ia nisëm. Është ndryshim si nata me ditën. Nga ana tjetër, nëse nisemi nga ku duam të shkojmë jemi në mes të rrugës. Jemi në luftë që nuk mund ta lëmë në mes. Është shumë e artikuluar ajo unë punoj, ai fle gjumë. Ata janë një shportë karavidhës. Nuk mund ta marrin në dorë fatin e vendit. Ata nuk kanë ndryshuar, si dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë.
Studiuesit e ironisë në botë thonë se satira është tregues pasigurie…
Kush janë këta studiues?
Gjendet lehtësisht, bëni një “search”…
Më thoni një emër studiuesi!
Po s’ka rëndësi. Instituti “Rochfeller”…
Nuk thotë gjëra të tilla. Kam dhënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë dhe nuk kam lënë gjë pa bërë. Të gjithëve mund t’u them me plot gojë si dhe ku ka ndryshuar situata në aspekt kombëtar dhe lokal. Disa e kanë ndjerë më shumë, disa më pak. Çfarë kemi bërë dhe ç’po bëjmë çdo ditë është shumë domethënëse.
Humbjen e mendon si opsion?
Jeta ka brenda dhe mundësinë e dështimit dhe rrëzimit. Unë asnjëherë nuk hy në ndeshje duke menduar humbjen. Hy për të fituar. Kam të gjitha arsyet që të besoj, bazuar edhe në sondazhe, se vota për mandatin e tretë po konsolidohet. Mbajeni shënim, këto zgjedhje do të kemi rezultat më të mirë se në 2017.