Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur për daljen e Shqipërisë nga tregjet e kapitalit, për eurobondin 650 milionë euro dhe maturim 7 vite.
Rama tha se ky eurobond garanton planin e ri kombëtar 2030.
Kryeministri ka ironizuar edhe opozitën duke thënë se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti.
Sipas Ramës, në kohën kur PD ishte në pushtet, shifrat nuk ishin me të.
Rama tha se borxhi vërtet është marrë, por shteti shqiptar ka fituar besueshmërinë në tregje.
“Kemi dalë me prim zero.
Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, nuk e di, kur ishim fëmijë kishim pasion balonat.
Balonat tabake ishin më të bukura dhe më bindëse balonat tauke. Balonat tabake kishin skelet simetrik, por kur s’kishin bisht, nuk fluturonin dot.
PD tamam në formën e një balone tabake, flet për një gëzim pse morëm borxh.
Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim. Krejt e kundërta është e vërtetë.
Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm, në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe të investimit, ndaj thashë është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar, Shqipëria 2030. Do të kujtoj vetëm një detaj, që ministrat mund t’a shtjellojnë më mirë.
Kur vendi del në tregun e kapitaleve, kur qeverisnin ata që flasin sot, ka ndodhur që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 dhe doli me 11.
Atyre që thonë “Hë mo se borxh morët”, ju kujtoj se nuk mjafton të duash të marrësh borxh, dhe se ata që japin borxhe duhet besim, dhe besimi varet mbi librat e llogarive”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit Shqipëria po del nga dy goditje të njëpasnjëshme, ndaj edhe ambicia e tyre është për rritjen e shifrave të punësimit.
“Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të veçantë.
Prezantimi i tij siç e ka bërë me dije ministri i shtetit nuk do jetë një program zhvillimi në letër, aq më pak një strategji në një dokument që duhet përkthyer nga masa por do të jetë një plan veprimi i kalendarizuar në afat shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë që doli në tregun e kapitaleve, është ajo që ndodh me çdo vend që merr vlerësimin e situatës. Është me rëndësi të nënvizohet, merr vlerësimin lidhur me riskun.
Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur por më vjen dhe më keq që për atë pjesë të vëmendjes që i ka kushtuar opozita ka vazhduar një avaz që nuk i shkon fare.
Nuk bëhet fjalë për qeverinë por për shtetin dhe popullin megjithëse nuk diskutohet që është mëritë e kësaj qeverie që dalim në tregjet e kapitalit pas dy goditjeve.
Ne kemi dalë me një prim zero dhe nga ana tjetër më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme në fluturimin e atyre balonave tabakë pa bisht.
Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet që në radhë të parë na shikon si vend të besueshëm në raport me institucionet financiare dhe në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit e investimit.
Është një bazë që konsolidon planin tonë kombëtar Shqipëria 2030”, shprehet kryeministri Rama.