Kryeministri Edi Rama tregoi sot në emisionin “Real Story” se fakti që pranoi Besart Kadinë nga radhët e PD-së, si zv.ministër Financash ishte një mundësi e dhënë, pasi u kërkua nga vetë ai, por shprehu një rezervë.
Por, Rama shtoi se edhe dikujt para tij i kishte dhënë një mundësi dhe se shpresonte të mos shkonte ashtu edhe me Besartin.
“Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe. Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyret. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Muka) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme, bujrum!” tha Rama.
“Kjo s’ka lidhje me fushatën. Qeveria nuk është monopol i imi, mund të vijnë të kontribuojnë njerëz nga të 4 rrugët e jetës”, saktësoi Rama.
/GazetaReforma.com/