Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama firmos aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit, rritet borxhi publik

23:47 15/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Me rastin e goditjes së vendit nga pandemia Covid-19, qeveria shqiptare ka ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2020.

Së fundmi, Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ, i cili parashikon ndërhyrje në shpenzime dhe fondin rezervë të shtetit, ku parashikohet marrja e 407, 205 milionë lekëve nga shpenzimet e buxhetit qendror.

16, 200 milionë lekë do merren nga fondi rezervë dhe 4 miliardë lekë është fondi kontigjencë për risqet.

Nga fondi rezervë, 1, 700 milionë lekë do të shkojë për rastet e paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme; 13, 500 milionë lekë për paketën sociale anti-Covid-19, ndërsa 1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave për përballimin e pandemisë.

Në bazë të aktit normativ, përllogaritet që borxhi publik nga 11.97 miliardë dollarë të shkojë në 12.12 miliardë dollarë, pra rritet me 150 milionë dollarë.

Edhe stoku i borxhit të qeverisjes qendrore nga 11,43 miliardë lekë shkon në 11.58 miliardë lekë.

AKT NORMATIV
PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019, “PËR BUXHETIN E VITIT 2020”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

1. Paragrafi i parë ndryshohet. si më poshtë vijon:

“Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

– Shpenzime të buxhetit qendror 407 205 milionë lekë;
– Fondi rezervë 16 200 milionë lekë;
– Kontingjencë për risqet e borxhit 4 000 milionë lekë;”.

2. Në paragrafin e fundit shuma “… 2 000 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 000 milionë lekë …”.

3. Tabelat 1 dhe 4, që përmenden në këtë nen, zëvendësohen me tabelat 1 dhe 4, që i bashkëlidhen këtij akti normativ.

Neni 2

Neni 14 ndryshohet, si më poshtë vijon;
“Neni 14

Fondi rezervë i buxhetit prej 16 200 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave, si më poshtë vijon:

– 1 700 milionë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme;
– 13 500 milionë lekë si kontingjencë për paketën sociale antiCovid-19.
– 1 000 milionë lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave antiCovid 19.

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Shumat e shpërndara nga fondi rezervё i buxhetit dhe kontingjenca për risqet e borxhit shtojnë kufijtë e miratuar në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 11, të këtij ligji.”.

Neni 3

Paragrafi i dytë, i nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Fondi rezervë nga totali i transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme përdoret nga ministria përgjegjëse për financat, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Përjashtimisht për vitin 2020, kritereve të shpërndarjes së fondit rezervë i shtohen edhe shpenzimet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe programi për infrastrukturën vendore dhe rajonale përdoren sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

Neni 4

Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:

1. Shuma e garancisë së qeverisjes qendrore “… 11 500 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 26 500 milionë lekë …”.

2. Stoku i borxhit publik “… 1 197 139 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 212 139 milionë lekë …”.

3. Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore “… 1 143 039 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 158 036 milionë lekë …”.

Neni 5

Ngarkohet ministri përgjegjës për financat të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij akti normativ.

Neni 6

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Etiketa: buxheti i shtetitedi ramakoronavirus

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Rritet numri i të prekurve në Kukës, dalin pozitiv edhe 3 infermierë të urgjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.