Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama dhe Manastirliu e prezantuan si mjek, kush është pompisti që u dërgua në Itali për të kuruar pacientët

14:32 31/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Tre ditë më parë nga Rinasi u nisën 30 mjekë e infermierë, në ndihmë të kolegëve italianë.

“Dosja.al” ka mësuar se njëri prej tyre, i quajtur Qazim Ismaili, rezulton se është pompist dhe nuk ka eksperiencë në mjekësi.

Deri para disa ditëve, ai punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë.

Pavarësisht këtij fakti, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan Ismailin si mjek.

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili.

Lidhja e Ismailit me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi dhe asgjë më shumë.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka reaguar zyrtarisht, por një portal ka publikuar licensën e Urdhërit të Infermierit që ka marrë Ismaili në 2017-ën.

Në dokument thuhet se Ismaili ka mbaruar Infermierinë në vitin 1993.

Mirëpo ka qenë gazetari Klodian Tomorri që ka reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë pretendimin.

Ky i fundit zbulon se Infermieria është hapur në vitin 1994 dhe më parë ka qenë vetëm një kurs.

“Nje pyetje per lajmin e infermierit qe u dergua ne Itali. Ministria thote se e ka mbaruar Shkollen e larte te infermierise ne vitin 1993. Ka nxjerre dhe vertetimin zyrtar.  Sipas faqes se fakultetit te infiermerise, Shkolla e Larte e Infermierise ne Shqiperi eshte hapur ne vitin 1994. A di njeri te na e sqaroje kete pune?”, shkruan Tomorri.

Më pas ka reaguar edhe Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë për “Faxweb”, ku sqaron se Ismaili nuk e ka ushtruar kurrë profesionin.

“Qazim Ismaili është një nga 6000. Nuk ka patur mundësi që ta ushtrojë profesionin e tij. Qazim Ismaili u diplomua dhe licensua në vitin 2017. Ismaili aplikoi në portal për infermier vullnetar drejt Italisë. Ai është nisur me grupin prej 30 mjekëve e infermierëve që shkuan drejt Italisë, për të ndohmuar në luftën ndaj Coivd-19”, shprehet UISh ndër të tjera.

“Dosja.al” ndërkohë ka komunikuar vetë me Ismailin, i cili ka pranuar se ka punuar për 5 vite pompist në karburant.

Ai shprehet se ka punuar në Itali në shtëpi kurimi dhe qendra private si vullnetar.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017,”-tregon ai.

Etiketa: manastirliupompistirama

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para

"Me ndihmën e Zotit do ia dalim"\ Rama publikon kurbën e koronavirusit në botë: Shqipëria rezultat pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.