Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama deklaroi krizën, por Shqipëria prodhoi energji në nivele rekord për 8 muaj

19:27 15/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në ditët e fundit në Shqipëri qytetarët kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Fakt është se Shqipëria është një vend që prodhon energji ndërsa sipas kryeministrit ndodhemi në krizë energjitike. Sipas BIRN, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën.

Gjatë muajve janar-gusht podhimi i energjisë elektrike në Shqipëri shënoi një rekord duke lënë pjesërisht të thatë më shumë se sa zakonisht liqenin e Fierzës por jo në kuota shumë të ulëta. Sipas të dhënave të siguruara nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi prej gati 7.1 miliardë kWh këtë vit është 92% më i lartë se në 2020 ku prodhimi nga sektori publik u rrit me 107% ndërsa ai në sektorin privat me 74%. Për këtë arsye Shqipëria është bërë edhe eksportuese e energjis.

Sipas Birn në vitin 2018 Shqipëria prodhoi 8.6 miliardë kWh, një rekord historik, ndërsa në vitet 2019 e 2020 prodhimi ra në 5.2 dhe 5.3 miliardë.

Me shumë mundësi edhe 2021 do të jetë një vit i rekordeve përsa i përket prodhimit të energjisë elekttrike në vend.

Nsërsa Kryeministri Rama javën e kaluar tha se vendi ndodhet në krizë eergjitike duke akorduar një garanci për huamarrje me vlerë 200 milionë euro kompanive të sistemit të energjisë për të paguar faturat e shtrenjta të importit.

Sipas analizës së BIRN, tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, veçanërisht në muajt korrik e gusht, ka sjellë rënien e nivelit në liqenin e Fierzës në kuota goxha më të ulëta se sa mesatarja historike por sërish larg minimumit historik. Kështu, në muajin korrik, niveli i Fierzës ishte 282.7 metra ose 2.4 metra poshtë mesatares shumëvjeçare, e cila është 285.1 metra. Dhe për muajin gusht, niveli këtë vit ishte 274.3 metra, plot 5.1 metra më poshtë se sa mesatarja historike që është 279.4 metra. Korriku dhe gushti ishin gjithashtu muajt e vetëm të këtij viti kur vendi ynë ishte deficitar sa i përket energjisë elektrike dhe importoi një pjesë të energjisë së konsumuar.

Rezulton se çmimet e energjisë elektrike u rritën jo pak gjatë muajve të fundit duke u shumëfishuar në krahasim me çmimet e zakonishme. Ende nuk dihen arsyet e këtyre pasojave financiare të këtyre rritjeve në çmimet e importit dhe arsyeja ësgtë se entet e energjisë elektrike në Shqipëri nuk mbahen për transparencë. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk janë publikuar bilancet e vitit 2020 duke transmetuar kështu mungesë transparence.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri furnizohet nga hidrocentralet shtetërore, hidrocentralet private dhe votovoltaikët. Prodhimi nga hidrocentralet private ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas hyrjes në prodhim të dy hidrocentraleve të mëdha të kaskadës së Devollit. Të dy këto hidrocentrale realizuan gjatë periudhës në fjalë 530 milionë kWh energji. Sipas BIRN në vendin tonë paguhet energjia e prodhuar privatisht me të njëjtat çmime me atë të importuar.

 

Etiketa: kriza energjetikenivele rekordprodhimi i energjiseShqiperia

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
“Do rikthehem i hapur për çdo funksion”, Berisha: Pozicionin tim do e përcaktojë anëtarësia e PD

“Do rikthehem i hapur për çdo funksion”, Berisha: Pozicionin tim do e përcaktojë anëtarësia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.