Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

12:59 17/09/2025
Reading Time: 4 min lexim

Në Sarandë është shkruar një tjetër kapitull i turpit dhe kapjes totale të pushtetit vendor nga qeveria qendrore. Pas muajsh rezistence dhe protestash të banorëve të Nivicës, kryebashkiaku Oltion Çaçi ka ekzekutuar me zell urdhrin që i erdhi nga lart: dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga kompania “Park Sol Energy”. Pas kësaj kompanie qëndrojnë dy emra të njohur për përfitimet marramendëse nga pushteti, Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli.

Vendimi nuk është një hap i izoluar, por pjesë e një skeme më të madhe që po konsolidon një treshe interesash: Edi Rama që hap dyert e qeverisë për oligarkët e rinj, Oltion Çaçi që i zbaton verbërisht, dhe Buzi me Xhindolin që marrin terrene, tendera dhe leje pa asnjë garë reale.

Dokumentet e Bashkisë së Sarandës e tregojnë qartë farsën: ankandi i 8 shtatorit 2025 ishte thjesht formalitet, sepse fituesi ishte përcaktuar prej kohësh. “Park Sol Energy” ishte oferta e vetme, dhe shuma prej 10.5 milionë lekësh në vit është një tallje për vlerën reale të tokës. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një ankand, por për një dhuratë të turpshme, të veshur me letra zyrtare, e cila i kalon pasurinë publike dy biznesmenëve të afërt me pushtetin.

Kush janë përfituesit? I pari, Agim Xhindoli, një biznesmen që deri pak vite më parë merrej me gurë dhe mermer në Lushnje. Por fati i tij ndryshoi kur Edi Rama e ftoi në podcastin e tij në vitin 2023. Që nga ai moment, dyert e shtetit iu hapën me shpejtësi të frikshme. Vetëm një javë pas intervistës, Këshilli i Ministrave i dha lejen për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Lushnje, përmes kompanisë së tij 5GX Energy. Edhe pse nuk kishte ende tokë të siguruar, vendimi kaloi pa asnjë problem, dhe menjëherë pas tij bashkia organizoi ankandin që, çuditërisht, fitoi sërish kompania e Xhindolit si e vetmja pjesëmarrëse. Nga mermeri kaloi te dielli, nga biznesi lokal në Lushnje u kthye në oligark të rinovueshëm, duke marrë prona të mëdha, leje ndërtimi dhe projekte ku shteti u mobilizua si aparat shërbimi privat.

Xhindoli nuk e fsheh as stilin e tij të imituar nga kryeministri. Nga kostumet e gjata, tek ecja e ngadaltë dhe mjekra e shkurtër gri, e deri te mënyra e sjelljes para kamerave, ai është bërë një “kopje e gjallë” e Ramës. Dhe kopja shpërblehet. Sot, Xhindoli ka hyrë në garat e mëdha të tenderave publikë dhe është pronar i përbashkët me Paqsor Buzin në Park Sol Energy, ku ka marrë me qira tokën e Nivicës për fotovoltaikët.

I dyti, Paqsor Buzi, është një tjetër emër i madh në listën e përfituesve të pushtetit. Përmes kompanisë së tij GPG, në 8 vitet e fundit ka marrë mbi 90 milionë euro nga thesari i shtetit, ndërsa në 5 vitet e fundit shifra kalon mbi 150 milionë euro. Kontratat janë dhënë nga Fondi i Zhvillimit, ARRSH dhe bashki të ndryshme për projekte infrastrukturore, rikonstruksione, shkolla e rrugë. Në vitin 2019 Buzi u arrestua për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi me TVSH, me akuza për falsifikim dhe fshehje të ardhurash. Por, edhe pse u shoqërua nga policia, ai doli përsëri në skenë si një ndër kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë. Përsëri tendera, përsëri miliona euro, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Buzi është shembulli tipik i “fituesit të heshtur” që përmes lidhjeve me pushtetin, gllabëron para publike dhe tani zgjerohet edhe në fotovoltaikë, duke u bërë ortak me Xhindolin.

I treti në këtë trekëndësh është vetë Oltion Çaçi, kryebashkiaku i Sarandës, i zgjedhur me ndihmën e grupeve kriminale të lidhura me ish-deputetin Alket Hyseni dhe me financime të dyshimta nga droga dhe oligarkët. Çaçi ka një të kaluar të errët që nuk e ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit. Në vitin 1999, në moshën 19-vjeçare, u kap në Londër me pasaportë kosovare false, duke u paraqitur si i mitur jetim nga lufta. U arrestua, bëri 4 muaj burg dhe më pas u deportua në Shqipëri me ndalim hyrjeje në Angli. Sot, ky njeri që përdorte dokumente false dhe frekuentonte grupe trafikantësh në Angli, është vendosur në krye të Sarandës si kukull e qeverisë për të firmosur pazaret e tokave dhe pasurive publike.

Me këtë treshe, maskarada është e plotë. Rama siguron mbrojtjen politike dhe urdhrat nga lart, Çaçi i zbaton me përulësi në terren, ndërsa Buzi e Xhindoli marrin tokat dhe tenderat me ankande ku konkurrojnë vetëm me veten. Në këtë histori, banorët e Nivicës dhe Sarandës nuk pyeten, nuk dëgjohen dhe nuk përfaqësohen. Ata protestojnë, por vendimet janë marrë diku tjetër, në zyrat ku pushteti dhe oligarkët bëjnë marrëveshjet e tyre.

Ky është modeli Rama: krijimi i oligarkëve të rinj, shpërblimi i të bindurve, përdorimi i pushtetit vendor si noter i vendimeve të qeverisë, dhe asgjësimi i çdo kundërshtimi qytetar. Nga Xhindoli që imiton Ramën për të marrë tendera, te Buzi që edhe pas arrestimeve vazhdon të pasurohet nga paratë publike, e deri te Çaçi që nga pasaporta false përfundoi kryetar bashkie, tabloja është e qartë.

Saranda është bërë shembulli i fundit i kësaj kapjeje të plotë. 60 hektarët e Heremecit  janë simboli i grabitjes së pasurisë publike, i përulësisë së pushtetit vendor dhe i arrogancës së qeverisë që përdor çdo institucion për të ushqyer oligarkët e saj.

Të tjera

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë
Aktualitet

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Luginën e Valbonës, një nga zonat më të njohura turistike në veri të...

10:47 17/09/2025
Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”
Kryesore

Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

Orli Shuka është sot një emër i njohur për publikun ndërkombëtar falë rolit të tij në serialin e suksesshëm të...

10:24 17/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

12:59 17/09/2025
Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

10:47 17/09/2025
Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

10:24 17/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 17 shtator 2025:

09:47 17/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.