Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qytetarja i denoncoi se i vodhën sendet e të atit, QSUT gjen justifikimet e radhës

17:37 16/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Problemt e shumta të shëndetësisë shqiptare po reflektohen edhe më shumë gjatë pandemisë që po kalojmë me skandalet që dalin në dritë  ditë pas dite dhe shkeljet e shumta që në raste i kanë bërë vetë,jekët dhe infermierët. Burokracia e pafund e sistemit shëndetësor është bërë një pengesë për qytetarët që kanë të shtruar familjarë e më tepër ata që janë duke u trajtuar për COVID, me të cilët as nuk lejohen të komunikojnë. Ka qenë një qytetare që ka denoncuar Qendrën Spitalore Nëne Tereza se i kishin vjedhur sendet e të atit. Ajo deklaroi se sendet i janë kthyer vetëm pasi bëri denoncimin në media.

“I mora sendet e mia. Erdha dje për t’i marrë nuk mi dhanë, tani i nxorën pas denoncimit në media tani i morëm. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, por pastaj ma dhanë portofolin me lekë. Tani që m’i dhanë nuk më thanë asgjë. Kam qenë e para këtu në orën 10 dhe më thanë nuk i ke këtu. Këta gënjejnë vetëm gënjejnë . Edhe ushqimet nuk i ka marrë babai. Është koordinatorja që i kishte, jo mjekët. Ai është me oksigjen, është i vjetër. Dita e dytë sot“, është shprehur qytetarja.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i QSUT që ka thënë se zonja në fjalë nuk ka pasur me vete kartën e identitetit për të tërhequr sendet e të atit dhe pacienti ka ndërruar pavion gjë që ka sjellë edhe ngatërresën. Të paktën qytetarja në fjalë i mori sendet që i takojnë, por të shumta janë rastet kur familjarët nuk i marrin dot sendet e të afërmve që janë të shtruar. Madje rasti më flagrant ka qenë kur një pacienti që humbi jetën nga COVID, iu vodh karta e kreditit nga portofoli.

Reagimi i QSUT

“Pershendetje te nderuar,

Me poshte nje sqarim per mediat lidhur me intervisten e dhene sot nga nje zonje qe pretendonte se i ishin vjedhur sendet e babait.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të akuzave të hedhura nga një zonjë sot në oborrin e spitalit, mbi sendet personale të të atit, dëshiron të sqarojë publikun si vijon:

Pacienti R. V është paraqitur në Urgjencën e Shërbimit Infektiv më dt 14 Shkurt 2021 në orën 12:45 dhe regjistruar në regjistër me nr 990.

Në Urgjencë, në zbatim të Urdhrit nr. 44 pacientit i hiqen të gjitha sendet me vlerë dhe ruhen në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe transferohet në pavion në kat 3.

Në dt 15 Shkurt 2021, në orën 17:23 në zbatim të urdhrit për transferim sipas listës respektive referuar nga Shefja e Sherbimit, pacienti R. V transferohet nga kati 3 i Shërbimit Infektiv-Njësia Covid 1 për në Njësinë Covid 3 -Zona B (shtrimi nr 14 në listën e transferimeve).

Në pavion dorëzohet me proces verbalin përkatës.

Sot më dt 16 shkurt 2021 paraqitet një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale. Kryeinfermierja i kërkon kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo. Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.”

 

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para

Çfarë po ndodh me pandeminë? Në 24 orë ulet numri i testimeve, por rritet numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.