Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar ngjarjen si një dështim të rëndë të shtetit dhe jo si një problem teknik të rastësishëm.

 

Sipas Demit, fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime të tjera jetike kanë mbetur pa energji elektrike përbën kalim të një vije të kuqe dhe rrezik serioz për jetën e pacientëve. Ai thekson se në asnjë vend normal reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit nuk mbeten pa energji, as për sekonda dhe as për minuta.

Mjeku ngre shqetësime serioze mbi funksionimin real të sistemeve rezervë, duke theksuar se nxjerrja e pacientëve në korridore tregon se sistemet UPS dhe gjeneratorët ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni, ose nuk janë testuar kurrë, ose drejtuesit nuk kanë pasur besim tek to. Sipas tij, secili prej këtyre skenarëve përbën një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Demi kundërshton çdo përpjekje për ta justifikuar situatën me argumente teknike, duke theksuar se në mjekësi edhe minutat, madje edhe sekondat, mund të jenë fatale. Ai nënvizon se mungesa e viktimave nuk përbën sukses të sistemit, por thjesht fat.

Në reagimin e tij të plotë në Facebook, mjeku shprehet:

“Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo ‘defekt teknik’.

Kjo është vijë e kuqe e kaluar.

Në asnjë vend normal:

• reanimacioni
• terapia intensive
• sallat e operacionit

NUK MBETEN PA ENERGJI. KURRË.

As për sekonda. As për minuta. As ‘rastësisht’.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se:

• sistemet rezervë nuk ekzistojnë realisht,
• ose janë jashtë funksioni,
• ose nuk janë testuar kurrë,
• ose drejtuesit nuk kanë besim te to.

Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për:

• linja 110 kV,
• OSHEE,
• avari të papritura,
• ‘ishte për pak minuta’.

Në mjekësi ‘pak minuta’ vrasin.

Në reanimacion sekondat vrasin.

Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër.

Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik.

Ky nuk është problem teknik.

Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet:

• hetim i pavarur dhe publik,
• auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorëve,
• publikim i menjëhershëm i protokolleve të sigurisë,
• dhe largim i drejtuesve përgjegjës, pa justifikime dhe pa vonesa.

Reanimacioni nuk është shërbim ‘i rëndësishëm’.

Është kufiri i fundit mes jetës dhe vdekjes.

Kush e ka lënë atë kufi pa energji, ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Dhe për këtë duhet dhënë llogari.”

Reagimi i Demit ka nxitur diskutime të forta në opinionin publik, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin sqarime dhe të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar në spitalin më të madh në vend.

Të tjera

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi
Aktualitet

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta...

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë
Aktualitet

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin italian Francesco Becchetti, që i kushtoi Shqipërisë rreth 130 milionë euro, qeveria shqiptare ka...

11:38 10/03/2026
Para
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e "Vodafone" dhe "One Albania" pasi qytetarët u zhvatën për vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

11:38 10/03/2026
Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.