Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria shkurton 131 mln euro fonde për arsimin, rrugët, ujësjellësit dhe bujqësinë

18:08 21/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Akti normativ më të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj.

Tabelat e Ministrisë së Financave tregojnë se shkurtimet përfshijë të gjitha shpenzimet publike dhe institucionet e administratës në të gjitha programet, por më së shumti janë reduktuar fondet për infrastrukturën, kryesisht investimet në rrugë dhe ujësjellës.

Në total shpenzimet për ministritë e linjës dhe entet buxhetore do të jenë 352 miliardë lekë sipas ndryshimeve të fundit nga 368.4 miliardë lekë që ishin programuar në buxhetin fillestar, me një reduktim 4.4%.

Siç shihet nga të dhënat e ministrisë së Financave reduktimi më i madh i shpenzimeve është bërë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, fondet për të cilën janë shkurtuar me 9.4% ose rreth 4,4 miliardë lekë. Reduktimi më i lartë u bë në zërin, “Furnizimi me Ujë, Kanalizime” me 3 miliardë lekë ose 21% në krahasim me buxhetin fillestar.

Gjithashtu fondet për transportin rrugor u shkurtuan me 1,3 miliardë lekë ose 5.5% e programit fillestar.

Fondet e Ministrisë së Bujqësisë u shkurtuan me 5.5 për qind ose 699,7 milionë lekë, kur shihet se janë përgjysmuar fondet për peshkimin, të cilat me ndryshimet ne aktin normativ kanë arritur në 327 milionë lekë nga 702 milionë leke të programuara në buxhetin fillestar. Të gjithë zërat e shpenzimeve të Ministrisë Bujqësisë kanë pësuar ulje, përfshire zhvillimin rural dhe , sigurinë ushqimore, ujiten, kullimin etj.

Buxheti për aparatin e ministrisë së Financave u shkurtua me 1,6 miliardë lekë ose 13 milionë euro, ku reduktimet më të mëdha janë bërë për pagesën e sigurimeve shoqërorë me 730 milionë lekë ( 6 mln euro) dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik me një reduktim të fondit me 41% ose 418 milionë lekë.

Shkurtimet përfshinë edhe Ministrinë e Arsimit, me mbi 1,6 miliardë lekë (13 mln euro) ose 3.6% e parashikimit në buxhetin fillestar. Shpenzimet për Arsimin Universitar pësuan shkurtimin më të madh me mbi 5.5% ose 600 milionë lekë, fondet për arsimin bazë u reduktuan me 3% ose 756 milionë lekë dhe fondet për arsimin e mesëm u shkurtuan 3 % ose 278 milionë lekë.

Më pak shkurtime u aplikuan për Ministrinë e Shëndetësisë me vetëm 0.46% të buxhetit fillestar.

Për ministrinë e Mbrojtjes reduktimet ishin të larta gjithashtu me rreth 1,8 miliardë lekë ose 5.6 e programit fillestar. Programi i “Mbështetjes së Luftimit” u reduktua me 12 % ose rreth 8 milionë euro, fondet për emergjencat civile u reduktuan me 26 për qind ose rreth 9 milionë euro dhe fondet për forcat e luftimit u reduktuan me rreth 3 milionë euro ose 3.8%.

Fondet e kursyera janë vënë në dispozicion të blerjes së energjisë për shkak se rezerva hidrike në vend po mbaron tërësisht./Monitor

Të tjera

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën
Aktualitet

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

Për më shumë se një dekadë, pushteti në Shqipëri ka funksionuar si një komandë e përqendruar, me gjeneralin Edi Rama...

22:53 05/11/2025
“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH
Aktualitet

“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme që përfshin zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Dokumentet...

13:36 05/11/2025
Para
Projektligji për pastrimin e parave, Salianji zbulon qëndrimin e PD

Pas dorëheqjes së Bashës, reagon Salianji: Një akt i vonuar por i mirëpritur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 6 nëntor 2025

11:14 06/11/2025
Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

22:53 05/11/2025
“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

13:36 05/11/2025
Pezullimi i volejbollistes Nayara Ferreira ngjall debat: “Më kërkuan test gjinie pa bazë ligjore, po çmendem”

Pezullimi i volejbollistes Nayara Ferreira ngjall debat: “Më kërkuan test gjinie pa bazë ligjore, po çmendem”

11:12 05/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.