Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria miraton ndryshimet e reja për punonjësit e Gardës

21:20 18/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme qeveria shqiptare miratoi ndryshimet për përcaktimin e pagave të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ndryshimet janë legjitimuar në VKM.

V E N D I M  PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Struktura e pagës mujore dhe vlerat e pagave e të shtesave mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë janë, si më poshtë vijon:

a) Paga mujore për gradë është sipas kolonës 3, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi e është pjesë përbërëse e tij, dhe përfaqëson nivelin e pagës së punonjësit, në përputhje me gradën që ka fituar brenda rolit përkatës.
b) Shtesa mujore për natyrë të veçantë pune për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë është sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Shtesa mujore mbi pagë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Shtesa mujore mbi pagë për vjetërsi shërbimi është shtesa që përfiton punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë për çdo vit shërbimi. Kjo shtesë aplikohet në përqindje mbi pagën për gradë të gradës “Inspektor” dhe jepet në masën 1% për çdo vit, por jo më shumë se 25 vjet.

2. Për efekt të llogaritjes së shtesës mujore mbi pagë për vjetërsi shërbimi, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, vite shërbimi do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Forcave të Armatosura, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policisë së Burgjeve, si dhe në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit.

3. Vitet që përjashtohen nga llogaritja e vjetërsisë në shërbim për efekt pagese janë vitet e sigurimit vullnetar, të vetëpunësimit, vitet e punës si punonjës pa grada, vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit ushtarak të Ministrisë së Brendshme e të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe periudhat e trajtimit me pagesë papunësie apo pagesë kalimtare.

4. Punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë, të cilët deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi përfitonin pagë mujore më të lartë se ajo e përcaktuar në këtë vendim, do të përfitojnë “ruajtje page”, por jo më shumë se dy vjet nga data e fillimit të zbatimit të këtij vendimi.

5. Masa e “ruajtjes së pagës”, sipas pikës 4, të këtij vendimi, do të jetë e barabartë me diferencën e pagës mujore që punonjësi përfitonte përpara miratimit të këtij vendimi me pagën mujore sipas përcaktimit të këtij vendimi. Kjo shtesë rillogaritet në çdo rast kur bëhen ndryshimet për pagat për gradë, sipas strukturës dhe organikës së miratuar.

6. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.551, datë 15.7.2020, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe nr.639, datë 29.7.2020, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen.

7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e planifikuara për Gardën e Republikës së Shqipërisë.

8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 dhjetor 2021.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
AstraZeneca zbulon ilaçin parandalues ndaj COVID-19

AstraZeneca zbulon ilaçin parandalues ndaj COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.