Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria miratoi koncesionin, kush janë kompanitë që e morën Portin e Vlorës për 1 euro

10:29 16/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Porti i Vlorës u dha me koncesion te privatët me tarifën 1 euro për 35 vite. Qeveria e miratoi kontratën në mbledhjen e 13 tetoeit dhe tenderi u fitua nga bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd, “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k.

Me anë të koncesionit, synimi është që Triporti Vlorë të kthehet në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të bëhet një port turistik, njëjtë siç është parashikuar edhe për Durrësin.

“Dhënie e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe Bashkimit të Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366, si qiramarrës, për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, listës së pasurive dhe tekstit të projekt kontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Veç përfitimit të portit falas, kompanitë në fjalë përfitojnë edhe nga statusi i investitorit strategjik, sipas vendimit të Qeverisë. Koncesioni ka formën BOT, që do të thotë se firmat private ndërtojnë, operojnë e më pas bëhet transferimi te shteti.

Oferta e investimit ishte rreth 23 milionë euro. Sipas kërkesave të dhënies me koncesion, porti turistik duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve, duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur.

Qëllimi i kontratës është dhënia e përkohshme e objektit në ndërtimin dhe operimin e infrastrukturës “Pro turizmi”, dhe investimi parashikohet 9,811,904,094 (nëntë miliard e tetëqind e njëmbëdhjetë milion e nëntëqind e katër mijë, e nëntëdhjetë e katër) lekë pa TVSH. Minimalisht do të punësohen 100 punonjës.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë dhe Bashkimi i Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366.

Kush janë kompanitë fituese të koncesionit:

Brunes sh.p.k

Kapitali – 1.200.000.000 (nje miliard e dyqind milion) leke.

Viti i themelimit-  28.07.2007

Administrator- Geront Çela

Brunes merret me tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, qeramikë dhe hidrosanitare, hidrotermoizoluese, pllaka për shtrim veshjesh, shitblerje e objekteve të ndërtimit, punime duralumini e punime pllaka gipsi etj. Shitblerje me shumicë e pakicë, eksport import të mallrave të ndryshëm industrial, ushqmor, bar bufe, konfeksione, tekstile, paisje elektroshtëpiake, artikuj mobilerie dhe mobilime zyrash, artikuj kancelarie, karta telefonike. Ekspozimi i mallrave dhe vino teka etj.

Ndregjoni sh.p.k

Administrator- Xhetan Ndregjoni

Kapitali themeltar- 237 146 000,00 lekë

Investitor neëfushën e ndërtimit të objekteve të ndryshme civile dhe industriale, private dhe shtetërore, social kulturore dhe agjenci per shitblerjen e këtyre ndërtimeve. Ndërtimi, rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e tyre e punimeve gërmimi ne tokë, ndërtime civile dhe industriale, rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada, etj, rrugë, autostrada, mbikalime, hekurudha etj.

Marina di Valona sh.p.k

Administrator- Andi Pashaj

Kapitali themeltar- 150 000,00 lekë

Objektivi i kompanisë është aplikimi pranë institucioneve/organeve shtetërore me qëllim marrjen e lejeve/autorizimive/licensave/miratimeve dhe cdo akti tjetër të nevojshëm për ndërtimin apo marrjen në përdorim të infrastrukturave portuale.Ndërtimin dhe/apo administrimin e Porteve të Jahteve, të infrastrukturës mbështetëse turistike të tyre, Hoteleve, Vilave, Apartamente, Restoranteve,Qendra Sportive dhe SPA, pishina dhe cdo aktivitet ose shërbim tjetër turistik në përputhje me projektin arkitektonik dhe inxhinierik që do të ideohet dhe projektohet për këtë qëllim.

 

Etiketa: 1 euroKompanitekoncesionPorti i Vloresqeveria

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Zjarri në Astir, flet administratorja e pallatit: Policia dhe ambulanca u vonuan, djali ishte problematik

Zjarri në Astir, flet administratorja e pallatit: Policia dhe ambulanca u vonuan, djali ishte problematik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.