Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria jep 55 mijë lekë shpërblim, ja punonjësit që përfitojnë nga vendimi i marrë

19:43 06/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Punonjësit pranë qendrave sociale, të cilët janë angazhuar në shërbim të personave në këto qendra, gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, do të marrin një shpërblim në masën 55, 000 lekë të reja.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme nga Këshillit të Ministrave dhe tashmë ka hyrë në Fletoren Zyrtare.

Nga ky shpërblim do përfitojnë të gjithë ata punonjës të qendrave sociale në varësi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, ku përfshihen:

  1. punonjësit në azilet e të moshuarave,
  2. punonjësit në rezidencat e viktimave të dhunës në familje, në qendrat ku strehohen personat me aftësi të kufizuara me afat të gjatë,
  3. punonjësit e shtëpive të fëmijëve.
  4. punonjësit që kanë shërbyer gjatë epidemisë në qendrat e strehimit për të mbrojtur viktimat e trafikimit ose viktima të mundshme trafikimi,
  5. punonjësit e qendrave të të pastrehëve, qendrave të shërbimeve ditore, të shërbimeve multifunklsionale etj.

Lista e punonjësve përfitues do të miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror dhe fondi për shpërblimin e personelit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Vendimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Shpërblimin e përfiton personeli që shërben në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe që është caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, sipas një grafiku të dakordësuar ndërmjet tyre. Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror. Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të lidhura

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

Një përplasje mes dy banorëve në zonën e Alliasit në Tiranë ka përfunduar me të shtëna armësh mëngjesin e sotëm....

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar
Kryesore

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, duke e cilësuar sfidën si të bukur...

08:45 08/06/2025
Para

Pasi shkarkoi 6 pedagogë, Mynyr Koni i shkruan letër Besa Shahinit: Po përjashtoni 15 mijë studentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

08:30 08/06/2025
E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

08:20 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.