Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria i dha tender pa garë, kush është Lush Osmani që 33-fishoi pagesën për ndryshimet në makinë

17:23 07/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar në rrjetet sociale të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur data 4 maj, dita e djeshme, ka nisur aplikimi i gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.

Kush ndryshon ngjyrën e makinës, i vesh xhamat, i vendos impiant gazi, i shton apo i redukton numrin e sendeve makinës, i ndryshon motorrin apo kutinë e shpejtësisë, i vendos karroceri apo i heq karrocerinë, e përshtat për autoambulancë, për invalid, për studio televizive të lëvizshme etj., duhet të paraqitet më pas për të paguar paratë tek kompania Shpesa al e Lush Osmanit në Kamëz.

Punonjësit e tij, e shikojnë mjetin, të japin një letër dhe të marrin paratë dhe kush nuk paguan paratë, merr gjobë deri në 200 mijë lekë nga organet shtetërore.

Tarifat sipas këtij kocensioni  variojnë nga 150 mijë lekë deri në 200 mijë lekë.

Kompania Shpresa-Al, me në krye Lush Osmanin, ka nënshkruar në datën 30 mars të këtij vitit me Bashkinë e Kamzës, tenderin me objekt blerje karburanti.

Në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompania tjetër, përveç Shpresa.al (me nipt K31321021N) dhe një procedurë e tillë me vetëm një konkurrent, sipas legjislacionit shqiptar është e ligjshme, por procedura të tilla janë me risk dhe janë më të ekspozura ndaj abuzimeve.

Mirëpo, kush është Lush Osmani?

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”, teksa kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i qeverisë për tendera.

Përveç tenderit të sipërpërmendur, ndërsa ishte nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, Osmani  ka marrë një tjetër tender pa garë nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë, me objekt blerje vaj, në datën 30 janar 2020.

Ndërkaq, në 5 vitet e fundit Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 700 tendera me vlerë 1.554.148.983 lekë tendera.

Nga pikëpamja ligjore, ligji për prokurimin publik, në nenin 45, parashikon përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga një procedurë konkurruese vetëm kur janë dënuar me vendim të formës së prerë, për disa vepra penale, ku përfshihet edhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mashtrimi, korrupsioni etj.

Ndërkaq, akti special normativ i qeverisë, i miratuar disa muaj më parë shkon më tej, pasi parashikon heqjen e të drejtës për të marrë tendera edhe te personave që janë nën hetim për kryerjen e një grupi veprash penale, ku përfshihet edhe hetimi si pjesë e grupit kriminal.

Në rastin konkret, grupi i personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim për tjetërsimin e pronës shtetërore tek Kepi i Rodonit, ku bën pjesë edhe pronari i Shpresa.Al., sipas njoftimit të policisë akuzohen për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

“Shpresa-Al Group”

Kompania “Shpresa-Al Group” u krijua në vitin 2002 si një iniciativë private e administratorit Lush Osmani dhe brenda një kohe mjaftë të shkurtër u përhap duke zgjeruar portofolin e shërbimeve.

Kjo kompani e filloi aktivitetin e saj me ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve e të mallrave, por më pas kompani u zgjeruar në fushën e informatikës, mekanikës apo ndërtimit.

Përpos tenderave pa garë, Osmani ka marrë edhe tendera me vlera të larta, me kompani të tjera në garë, por nuk ka asnjë ndryshim mes fondit limit dhe ofertës fituese.

Por, a do merren këto çështje nën hetim nga SPAK-u apo nga platforma e re ligjore anti-KÇK , e shpallur me shumë bujë në mars nga kryeministri Rama?

 

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

Lajmi i fundit! Ndërron jetë arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.